Policia zvicerane jep alarmin: Kujdes me telefonatat nga Shqipëria, Swisscom bllokon një numër të lartë të tyre

Zvicra

Policia zvicerane jep alarmin: Kujdes me telefonatat nga Shqipëria, Swisscom bllokon një numër të lartë të tyre

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Policia zvicerane jep alarmin: Kujdes me telefonatat nga Shqipëria

Thirrjet nga vende të ndryshme kanë vërshuar telefonat inteligjentë të zviceranëve. Ekspertët dhe policia paralajmërojnë se tashmë ka reaguar Swisscom. Prandaj Policia dhe Swisscom zviceran ju këshillon, nëse merrni ndonjë telefonatë nga Shqipëria apo numra të panjohur, “të jeni të kujdesshëm dhe mos i telefononi përsëri se mund t’ju kushtojë shtrenjtë”.

Shifrat supozohet se kanë ardhur nga vende si Shqipëria, është ky lajmi të cilin e jep gazeta zvicerane Le Canton27.ch, duke ju referuar policisë federale të shtetit të Zvicrës.

Në shumicën e rasteve janë mashtrues, paralajmërojnë policia dhe eksperti. Ndryshe, Sëisscom e njohu problemin ka reaguar urgjent duke bllokuar një seri numrash që vijnë  nga Shqipëria.

Mësohet se një telefonatë mund t’ju kushtojë shumë shtrenjtë. Abuzuesit nuk janë të rinj, kanë konstatuar polica dhe ekspertët zviceran të telekomunikacionit.

Image

 

Policia dhe Swisscom ju këshillon: Kujdes numrave të panjohur mos ju përgjigjuni

NSCS nuk ka marrë asnjë raport për thirrje nga thirrje të huaja në ditët e fundit – por gjithnjë e më shumë përmes email-eve mashtruese me abonime të supozuara në Amazon, Netflix dhe Co. Fakti që telefonatat nuk raportoheshin mund të ketë të bëjë edhe me faktin që ofruesit e telekomunikacionit me sa duket vepruan shpejt. Në Swisscom, për shembull, filtri i thirrjeve u aktivizua relativisht shpejt.

“Në fakt, në dy ditët e fundit, më 26 dhjetor dhe veçanërisht në 27 dhjetor, filtri ynë i thirrjeve bllokoi dy numrat shqiptarë në 99 për qind të rasteve”, thotë zëdhënësja e Swisscom, Sabrina Hubacher.

Image

 

Policia dhe Swisscom zviceran ju këshillon, nëse gjithsesi vijnë telefonata nga numra të huaj të panjohur, të jeni të kujdesshëm dhe të mos telefononi përsëri. Megjithatë, nëse telefononi, mund të bëhet shumë shpejt shtrenjtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat