25 të vdekur dhe rreth 18 mijë raste të reja me Covid-19 në Zvicër

Zvicra

25 të vdekur dhe rreth 18 mijë raste të reja me Covid-19 në Zvicër

Nga: M.L. Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër. Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve dhe raporton për statistikat, përcjell “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit, 17,634 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testeve të kryera është 66746. BAG raporton gjithashtu për 25 raste të vdekjeve nga CoVID-19 derisa 156 persona të tjerë u shtruan në spital.

Kurse, gjatë së martës janë raportuar 13,375 infeksione të reja me koronavirus.

Numri i testimeve të kryera është 51.051.

BAG raportoi për 17 vdekje të reja nga CoVID-19 gjatë së martës, derisa 124 persona u shtruan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat