Mbi 38 mijë raste të reja me CoVID-19 u shënuan në Zvicër gjatë festës, vdesin 33 persona

Zvicra

Mbi 38 mijë raste të reja me CoVID-19 u shënuan në Zvicër gjatë festës, vdesin 33 persona

Nga: M.L. Më: 3 janar 2022 Në ora: 15:23
Omikron duket se shënon një moment historik të rëndësishëm në pandeminë Covid.

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër. 

Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, përcjell “Bota sot”.

Kështu, gjatë 96 orëve të fundit, 38 mijë e 437 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testimeve të kryera është 144 mijë 131.

BAG raporton gjithashtu 33 vdekje të reja nga koronavirusi.

150 persona të tjerë u shtruan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat