Njihuni me super talentin 9 vjeçar shqiptar, trajnerët e quajnë “Xherdan Shaqiri mbi akull”

Zvicra

Njihuni me super talentin 9 vjeçar shqiptar, trajnerët e quajnë “Xherdan Shaqiri mbi akull”

Nga: G.B Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:08
Ajet Shabani

Ajet Shabani është një super talent ne hockey. Ai është 9 vjeçar dhe prindërit e tij si fëmijë e kanë angazhuar në futboll që kur ishte 4 vjeçar.

Babai i tij Sadati ka thënë për “Bota sot” se e kanë vërejtur talentin e tij që në moshë të vogël.

“Nga mosha 5 vjeçare ka filluar UniHockey, i ka pëlqyer shumë dhe pas një kohe të shkurtër ia filloi EisHockey EHC Schwarzenburg dhe aty e kemi vërejt që ka talent dhe vullnet. Ajeti ka pas oferta edhe në SC Bern por nuk donte të largohen nga ky Club dhe kështu edhe ne si prindër ishim të pajtimit. Trajnerët e vet e quajnë Ajetin Xherdan Shaqiri mbi akull. Dhe luan për U11.Me numër 17, ndërsa më herët e ka pasur numrin 2”, ka thënë ai.

Ai tregon se përpos sportit, Ajeti ka hobi muzikën, derisa i pëlqen dhe i bie çiftelisë.

Prindërit e Ajetit janë me prejardhje nga Komuna e Gjilanit dhe kështu Ajeti i ka tri nënshtetësi, norvegjeze, zvicerane dhe të Kosovës.

Image
Ajet Shabani duke i rënë çiftelisë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat