Regjistrohen mbi 31 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Zvicra

Regjistrohen mbi 31 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Nga: M.L. Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së korona-virusit në Zvicër.

Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit, në 24 orët e fundit 31 mijë109 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 90 mijë e 106. BAG raporton gjithashtu për 20 raste të reja të vdekjeve nga CoVID-19.

Po ashtu, 147 persona të tjerë u shtruan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat