10 të vdekur dhe mbi 28 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Zvicra

10 të vdekur dhe mbi 28 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Nga: M.L. Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër.

Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, transmeton “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit, 28,038 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testimeve të kryera është 95 mijë e 376.

BAG raporton gjithashtu për 10 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa 126 persona të tjerë u shtruan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat