16 të vdekur dhe rreth 25 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Zvicra

16 të vdekur dhe rreth 25 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër

Nga: M.L. Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër. Blick vazhdimisht përmbledh shifrat e autoriteteve në treguesin e statistikave, transmeton “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit, 24 mijë e 602 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testeve të kryera është 66 mijë e 659.

BAG raportoi gjithashtu për 16 vdekje të reja nga virusi CoVID-19. 129 persona të tjerë u shtruan në spital.

Nga ana tjetër, në 72 orët e vikendit janë shënuar gjithsej, 63 mijë e 647 infeksione të reja me koronavirus në Zvicër dhe Principateën e Lihtenshtajnit. Numri i testimeve të kryera është 221 mijë 693.

BAG raporton gjithashtu 48 vdekje të reja nga CoVID-19 gjatë vikendit, derisa 233 persona të tjerë u shtruan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat