Shqiptari ekstradohet nga Serbia, me kërkesë të gjyqësorit të kantonit zviceran

Zvicra

Shqiptari ekstradohet nga Serbia, me kërkesë të gjyqësorit të kantonit zviceran

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:42
Ticino

Shtetasi shqiptar ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar në Ticino.

Prokurorët dhe policia kantonale njoftojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar me banim në Shqipëri ndodhet në paraburgim në Kantonin e Ticinos që prej datës 11 janar 2022 si pjesë e një hetimi për drogën.

Ai ishte arrestuar nga autoritetet serbe në tetor të vitit të kaluar dhe qe ekstraduar në Zvicër në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjyqësori i Ticinos.

44-vjeçari dyshohet se viteve të fundit është përfshirë në një tregti të madhe heroine dhe kokaine në Ticino, shkruan polizeinews.ch.

Ai akuzohet se ka kryer një vepër të rëndë penale sipas ligjit federal për narkotikët dhe pastrimin e parave.

Hetimi – i cili është pjesë e një sërë hetimesh që çuan në arrestimin e një shtetasi zviceran 56-vjeçar me banim në rajonin e Luganos në shkurt 2021 – po koordinohet nga prokurorja Margherita Lanzillo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat