Regjistrohen edhe 38 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër, 22 të vdekur

Zvicra

Regjistrohen edhe 38 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër, 22 të vdekur

Nga: M.L. Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronvirusit në Zvicër. Në treguesin e statistikave, Blick përmbledh shifrat nga autoritetet në mënyrë të vazhdueshme, transmeton “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit, 37 mijë 992 raste të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit. Numri i testimeve të kryera është 111 mijë e 906.

BAG raporton gjithashtu 22 vdekje të reja nga virusi korona. 138 persona të tjerë u shtruan në spital.

Kurse, të enjten janë raportuar 39 mijë e 807 raste të reja me koronavirus në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 108 mijë 896. BAG raporton gjithashtu 13 të vdekur dhe 138 të persona të shtruar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat