Elmi Reçica: PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës

Zvicra

Elmi Reçica: PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:02
PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka qëndruar për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.

Në takim me përfaqësuesit e nëndegës së PDK në Gjenevë, deputeti Reçica ka diskutuar për vizioninne ri të PDK-së për diasporën dhe programin për të ardhmen e Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës po gjenë përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë, si parti e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër zhvilluam një takim shumë të mirë me nëndegën e PDK-së në Gjenevë.

PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës për të qenë afër diasporës tonë dhe për të koordinuar së bashku të ardhmen për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat