A e vrau nëna e saj vajzën 8 vjeçare? Zbardhen detaje shokuese nga ngjarja që tronditi Zvicrën

Zvicra

A e vrau nëna e saj vajzën 8 vjeçare? Zbardhen detaje shokuese nga ngjarja që tronditi Zvicrën

Nga: M.L. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një gjë është e qartë: Nëna e 8 vjeçares është 30 vjeç. Nuk ka asnjë gjurmë të saj. Prej ditësh kolegët e saj të punës nuk kanë mundur ta kontaktojnë. Askush nuk e di se ku është ajo. Ajo u pa për herë të fundit duke ecur në pyll me tetë vjeçaren të martën. Pak më vonë është gjetur trupi i vogëlushes, shkruajnë mediet zvicerane, transmeton “Bota sot”.

Për rastin e të vdekurës E.A.* 8 vjeçe, Prokuroria Publike kërkoi marrjen në mbajtje të një gruaje 30-vjeçare. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, shkruan 20min.ch transmeton “Bota sot”.

Për këtë bëhet fjalë

Të martën në mbrëmje, tetë vjeçarja E.A.* u gjet e vdekur në një pyll në komunën e Köniz të Bernës.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Policia ka arrestuar një person të afërm me vajzën e vdekur dhe po heton për vrasjen me dashje.

Tani zyra e prokurorit publik ka shtruar kërkesën për të marrë në paraburgim një grua 30-vjeçare nga kantoni i Bernës. Ajo konsiderohet e dyshuar.

Pasditen e së premtes, policia doli me një njoftim për media ku njoftonte se prokurorët po aplikonin për arrestimin e një gruaje 30-vjeçare. Ajo po hetohet për vrasje me dashje. “Dyshimi drejtohet ndaj një gruaje 30-vjeçare nga kantoni i Bernës. Vazhdojnë hetimet intensive dhe të gjera, veçanërisht vlerësimi i gjurmëve, intervistat dhe zbardhja e shkakut të vdekjes. »

Policia nuk jep detaje të tjera rreth rastit. Një gjë është e qartë: nëna e E. MA* është 30 vjeçe. Shtëpia e saj është ende e rrethuar nga policia. Është prezumimi i pafajësisë.

"Derisa të provohet fajësia, besoj në pafajësinë e saj"

U trondita kur lexova për arrestimin e një 30-vjeçareje”, tregon për 20 minuta një e njohur e nënës. Ky përshkrim i përshtatet M.A. “Duke e njohur M., është e vështirë për mua të imagjinoj se ajo mund të ketë pasur ndonjë lidhje me vdekjen e E. Derisa të provohet fajësia apo të pranohet, besoj pafajësinë e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat