Tragjedi në një familje shqiptare nga Kosova/ Burri vret gruan në Zvicër

Zvicra

Tragjedi në një familje shqiptare nga Kosova/ Burri vret gruan në Zvicër

Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:12
Ndertesa ku kane banuar cifti nga Kosova

Një 35-vjeçar nga Kosova ka vrarë sot gruan e tij në Zvicër.

Ai pas vrasjes ka raportuar qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij.

Sipas mediumit zviceran 20min.ch, Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.

Shqiptari nga është arrestuar, derisa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë duke u kujdesur nga familjarët.

Për t`i parë pamjet e ndërtesës ku ndodhi vrasja mund të klikoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat