Kthehet në funksion web faqja e ambasadës së Kosovës në Zvicër

Zvicra

Kthehet në funksion web faqja e ambasadës së Kosovës në Zvicër

Më: 17 mars 2022 Në ora: 13:10
Ilustrim

Është rikthyer në funksion web faqja e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.

Në njoftimin e bërë për media nga ambasada thuhet se problem në sistemin e shërbimit konsullor tashmë është rregulluar.

“Ambasada e Republikës së Kosovës ju njofton se problemi në sistemin e shërbimit konsullor me aplikimin për pasaporta dhe letërnjoftime tani më është rregulluar dhe çdo gjë është duke funksionuar normalisht në shërbimin konsullor në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Më herët u raportua se web faqet e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës nuk janë duke funksionuar, dhe se për këtë qytetarët nuk po mund të marrin shërbime.

Lidhur me problemet e shfaqura në misionet diplomatike nuk ka pasur asnjë sqarim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat