U hap ekspozita e artistes prof. Sanije Elezit në Effretikon të Zvicrës

Zvicra

U hap ekspozita e artistes prof. Sanije Elezit në Effretikon të Zvicrës

Nga: Izri Rexha Më: 15 prill 2022 Në ora: 21:54
Sanije Elezi

Artistët nga vendet tona ç’do ditë e më shumë po e dhënë kontributin e tyre në lëmin e kulturës dhe artit ku do që ndodhen, ata e pasurojnë jetën moderne me vepra të mrekullueshme sidomos në lëmit e ndryshme të artit.

Këtë muaj nga data 8 prill deri me 7 maj është hapur ekspoziten e piktores prof. Sanije Elezit në Effretikon të Zvicrës në hapsirat e biblotekës së këtij qyteti, ne ardesën: Marktplatz 27, 8307. Artistja këtu ka prezentuar 27 piktura në vaj dhe vizatime akreal të cilat janë shprehje moderne me ngjyra mjaftë të ndezura.

Pikturat janë të punuara me mjeshtri të perfeksionuara si veprava të bukura të artit modern. Tek ato dominon motivi i natyrës, luleve, shtëpive dhe veqanërisht është e përkushtuar në ngjyrat që pak a shumë mund t’a quajmë naivitet në piktur që njeriun e përcjell përftyrimi edhe pas vështrimit të saj. Pejsazhet e natyrës janë të mishëruara me momente të bukura të pikturuara me kujdes nga autorja.

Image
Pamje nga ekspozita

Informata të tjera

Piktorja nga Kosova prof. Sanije Elezi pasi kreu Akademin e Artit në Prishtinë punoi një kohë si ilustratore e librave për fëmijë në Rilindje si dhe si arsimtare e artit në shkollën Faik Konica në Prishtinë. Qe tri decenje jeton ajo në Gjermani, kurse qe tri vjet është shpërngulur bashkë me familje në Effretikon të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat