PDK themelon Këshillin nismëtar të nëndegës në kantonin Saint Gallen

Zvicra

PDK themelon Këshillin nismëtar të nëndegës në kantonin Saint Gallen

Më: 24 prill 2022 Në ora: 13:18
Memli Krasniqi

Në kantonin Saint Gallen, është krijuar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së, ka njoftuar deputeti, njëherësh udhëheqësi i Departamentit për Diasporë në Partinë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, duke cekur se PDK gjithnjë e më shumë por zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë.

“Në prezencë të bashkveprimtarëve dhe atdhetarëve të shquar dhe të devotshëm u themelua Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallen-it”, ka theksuar z. Reçica.

Kryetar i nëndegës Saint Gallen u zgjodh, Visar Shala, ndërsa nënkryetar, Nderim Buja. Po ashtu u zgjodh kryesia prej 6 anëtarëve, shumica prej tyre të rinj por aktiv në të gjitha zhvillimet kombëtare dhe humane që kanë ndodhë në mërgatën tonë, ka deklaruar Reçica.

“Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë por zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë, për koordinuar të gjitha proceset dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, ka theksuar z. Reçica, duke shtuar “uroj dhe përgëzoj për zgjedhjen e strukturave drejtuese të nëndegës!”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat