PDK përgatit Kuvendin Zgjedhor në Zvicër

Zvicra

PDK përgatit Kuvendin Zgjedhor në Zvicër

Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka formuar nëndegët e saj në shumicën e Kantoneve të Zvicrës ku jeton mërgata shqiptare dhe në mes të muajit maj, ka vendosur ta mbajë Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Konferederatën e Zvicrës për të kompletuar organizimin politik të mërgatës në këtë shtet.

Pas më shumë se 12 viteve të pauzimit të aktivitetit politik në mërgatë, Partia Demokratike ka nisur riorganizimin e saj politik kudo ku jetojnë shqiptarët.

Udhëheqësi i Komisionit për organizimin e PDK-së në mërgatë, deputeti Elmi Reçica po vazhdon punën në terren për të organizuar Kuvende Zgjedhore në secilin vend ku jetojnë shqiptarët në mërgatë.

Mbrëmë, Reçica ka marrë pjesë në themelimin e këshillit nismëtar të nëndegës së PDK-së për Kantonin e Bernit në Zvicër.

“Në këtë mbledhje ku të pranishëm ishin, bashkëveprimtarë, intelektualë e aktivistë të devotshëm të PDK-së, kryetar u zgjodh Orhan Memishi, ndërsa nënkryetar Adnan Gashi. Po ashtu u zgjodh kryesia prej 7 anëtarëve. Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon që të themelojë nëndegët e saj në të gjitha qytetet ku jeton mërgata jonë. Jemi të përkushtuar që bashkarisht të punojmë për të ardhmen e vendit tonë”, ka bërë ditur Reçica në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat