Fatmir Hyseni, një urë ndërlidhëse mes Diasporës dhe Kosovës

Zvicra

Fatmir Hyseni, një urë ndërlidhëse mes Diasporës dhe Kosovës

Nga: A.H. Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:47
Fatmir Hyseni

Fatmir Hyseni i lindur dhe rritur në Zvicër me prejardhje nga Gjakova është ndër Ekonomistët dhe Biznesmenët dhe njohës i shumë gjuhëve të huaja. Më të shquar dhe më të mirë, pasi që ai duke kontribuar me punën inteligjencën dhe vullnetin e tij të mirë depërton edhe në Kosovë, duke ju dhënë mundësi punësimi fillimisht në Prishtinë pasi që Korporata për të cilën në Zvicër ka dhe filialin këtu në vendin tonë.

Fatmiri ka bërë një urë ndërlidhëse që kjo e mirë të depërtojë. Pavarësisht gjitha obligimeve dhe punëve të stërmbushura, Fatmir Hyseni asnjëherë nuk e harroi atdheun e tij Kosovën ku në çdo takim më biznesmenë nga anët e ndryshme të botës me pak zhurmë por me shumë punë të mirëfilltë, ai përfaqësoi dinjitetshëm Kosovën, duke shtyrë(bindur) që të huajt ( BE, SHBA , Angli dhe vendet Skandinave )të investojnë dhe të kenë mendim të mirë për popullin e Kosovës me një profesionalizëm të lartë.

Fatmir Hyseni u shkollua deri ne gradat më të mira në Zvicër dhe vazhdoi profesionin e tij edhe në vendet e lartpërmendura, ajo se çfarë e bën më të veçantë është modestia e tij dhe afërsia me njerëzit përreth tij e sidomos për ata dhe ato me gjendje financiare më të ulët, të cilët e kanë çdoherë ndihmën e tij me plot zemër dhe medje të pastër.

Rrethi i tij tregojnë dhe shumë njerëz të tjerë po ashtu si brenda dhe jashtë Kosovës edhe pse ai asnjëherë nuk paraqitet në media të vendeve te huaja dhe ato te vendit tonë, duke lënë për të kuptuar se si madhështia është në brendësinë e njeriut. Mos të harrojmë diaspora bën shumë për Kosovën dhe seç e kanë një shpirt të dhëntë ndaj vendit të tyre janë të paktë njerëz që bëjnë për vendet e tyre ose nëse bëjnë vetëm sa për të thënë, ndërsa në rastet e tilla si të Fatmir Hyseni janë aq të jashtëzakonshme sa që jo vetëm brezat e para luftës, pas luftës në Kosovë por edhe për brezat e tashme dhe të ardhshme çdoherë me kujdes maksimal në secilin detaj, aty ku duhet dhe kur duhet.

Një thënie që qëndron dhe që do vazhdojë për shumë brezat tutja nga Fatmir Hyseni: Mendja juaj është një magnet. Nëse mendoni për bekimet, ju tërhiqni bekime; Dhe nëse mendoni për problemet, ju tërhiqni problemet. Kultivoni gjithmonë mendime të mira dhe qëndroni gjithmonë pozitivë dhe optimistë. Ne marrim atë që mendojmë, kështu që mendoni pozitivisht, jeta do të jetë automatikisht pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat