Ftesë publike nga LDK në Zvicër

Zvicra

Ftesë publike nga LDK në Zvicër

Nga: A. Kosumi Më: 3 maj 2022 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Dega e LDK-së në Zvicër kremton 32 vjetorin e themelimit, jemi krenar për të arriturat e mëdha qe kishte Kosova me LDK-në, kemi arsye të forta qe të festojmë së bashku, të kujtojmë momente të rënda e të vështira por krenare gjatë këtij rrugëtimi 32 vjeçar.

Dega në Zvicër në bashkëpunim me të gjitha Nëndegët e me pjesëmarrje nga degët e mërgatës si dhe kryetarin e LDK-së Prof. Dr. Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë: z. Anton Quni, z. Armend Zemaj, z. Sokol Haliti, z. Shkumbin Gashi, organizon tubim festiv me anëtarët e LDK-së.

Manifestimi do të mbahet më 07.05.2022 duke filluar nga 18.00.

Adresa; LUXORY, Meinstrasse 6, 2540 Grenchen

Në programin festiv kemi paraparë:

- Raporti 32 vjeçar i punës së LDK-së dega në Zvicër ( Ahmet Kosumi – kryetar)

- Fjala e kryetarit të LDK-së Prof. Dr. Lumir Abdixhiku

- Ndarja e mirënjohjeve për aktivistë

- Shpërndarja simbolike e librezave të anëtarëve të rinj

- Programi Muzikorë me vëllezërit “MZIU”

- Ansambli i mirënjohur i valleve “VATRA “ nga Büllach

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat