Zemaj nga Zvicra: LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët në çdo hap politik

Zvicra

Zemaj nga Zvicra: LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët në çdo hap politik

Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Eksponentë të LDK-së kanë udhëtuar në Zvicër ku janë takuar me mërgimtarët duke u shpalosur atyre konceptin politik të subjektit të tyre.

Deputeti Armend Zemaj ka publikuar një foto ku shihet se bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputetin Anton Quni dhe ish-deputetin Shkumbin Gashi, së bashku me disa persona të tjerë.

Fotoja është bërë të Solothurn të Zvicrës.

LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët në çdo hap politik”, ka shkruar shkurt Zemaj.

LDK po kërkon të rikthejë votat nga mërgata pas mbështetjes së madhe që mori VV në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Edhe subjektet tjera opozitare kanë shtuar aktivitetet e tyre në mërgim për të konsoliduar prezencën e tyre atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat