Shembet akulli në alpet zvicerane, raportohet për viktima

Zvicra

Shembet akulli në alpet zvicerane, raportohet për viktima

Nga: M.L. Më: 27 maj 2022 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Në Grand Combin në Valais, rënia e copave të akullit plagosi disa alpinistë të premten në mëngjes, shkruajnë mediet zvicerane transmeton "Bota sot".

Policia kantonale ende nuk ka bërë të ditur nëse ka viktima.

Për operacionin e shpëtimit janë përdorur shtatë helikopterë.

Rreth 15 persona ndodheshin në zonën e aksidentit në momentin e ngjarjes.

Alarmi ra rreth orës 06:20, tha policia. Maja e Grand Combin është 4314 metra mbi nivelin e detit, në një masiv malor në jug të Martigny, midis luginave Val de Bagnes dhe Val d'Entremont.

Rënia e akullit ndodhi në 3400 metra mbi nivelin e detit në zonën "Plateau du Déjeuner" gjatë ngjitjes në Grand Combin nëpërmjet "Voie du Gardien".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat