Vihet në pranga 19-vjeçari shqiptar/ I riu kapet me kokainë dhe heroinë në Luzernë të Zvicrës

Zvicra

Vihet në pranga 19-vjeçari shqiptar/ I riu kapet me kokainë dhe heroinë në Luzernë të Zvicrës

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me kokainë dhe heroinë në qytetin e Luzernës.

I riu shqiptar është ndaluar nga policia dhe është arrestuar në Kreuzbuchstrasse.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti më shumë se 100 gramë heroinë dhe kokainë.

Përveç kokainës dhe heroinës, policia gjeti dhe sekuestroi materialet materiale paketimi dhe rreth 4000 franga që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës, shkruajnë mediat zvicerane. 

19-vjeçari shqiptar është lënë në paraburgim, ndërsa prokuroria e Luzernës është duke zhvilluar hetime të mëtejshme për të gjetur lidhjet dhe fijet që mund të çojnë tek një rrjet më i gjerë i trafikut të kokainës dhe heroinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat