Shqiptarja shtatzënë që po voziste Ferrarin e 200 mijë frangave, goditet rëndë nga një Golf

Zvicra

Shqiptarja shtatzënë që po voziste Ferrarin e 200 mijë frangave, goditet rëndë nga një Golf

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:04
Ferrai i dëmtuar rëndë, investimi që e shpëtoi shtatzënën shqiptare

Një 20 vjeçar nga Maqedonia shkaktoi një fatkeqësi komunikacioni mbrëmjen e të mërkurës në ora 18.45, e cila për pak mund të merrte jetën e dy vetave.

Ishte një grua shqiptare nga Kosova 28 vjeçare, që po voziste me kujdes në rrugën kryesore në Menziken (Aaargau), kur vetura e saj “Ferrari”, u godit papritmas, nga hyrja e gabueshme në një kthesë të fortë, e bërë, nga shoferi që po e voziste një veturë “Golf”. Ai po vinte nga drejtimi i Reinach AG, por në momentin kur dëshiroi të kthehet majtas për në pompën e benzinës, “Coop”, e humb kontrollin e saj, dhe u përplas në veturën “Ferrari”, që sipas policisë shtatzëna po e voziste në mënyrë korrekte, transmeton Bota sot.

“Sipas njohurive të deritashme, ai nuk mundi ta shihte një makinë Ferrari 488 GTB që po afrohej në mënyrë korrekte”, ka deklaruar Bernhard Graser nga policia kantonale e Aargaut, transmeton gazeta zvicerane Blick.ch.

Kur Golfi u përplas për Ferrarin ngjyrë hiri, e hodhit tutje, duke bërë që edhe ky të përplaset me një veturë “Clio” ngjyrë të kaltër, e cila po lëvizte pas Golfit.

Sipas policisë shoferi i “Golfit” me shetësi të Maqedonisë, është dërguar në spital me lëndime në dorën e majtë.

Gruaja shtatzënë, u dërgua për kontroll në spital, e cila duket se nuk kishte përuar lëndime.

Ferrari i saj, 720 kuaj fuqi me një çmim të ri mbi 200 mijë franga, duket shumë i dëmtuar, por që arriti ta shpëtonte jetën e saj, dhe të fëmiut ende të palindur.

Edhe shoferi (29) i “Clios”, një rumun, rezultoi i plagosur lehtë, ndërsa dy veta që po udhëtonin me të u larguan të tronditur, shkruajnë mediat zvicerane.

Zëdhënësi i policisë Graser i tha Blick-ut se dëmi i aksidentit mund t’i tejkalojë 100 mijë franga. “Ne supozojmë se dëmi i pronës arrin në 100,000 franga”.

Shoferi i “Golfit” është dërguar në prokurori publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat