Forumi i II gjithëkombëtar: “Strategjia Valide dhe Reliable e Kombit Shqiptar: Ku jemi dhe ku do vemi?”

Zvicra

Forumi i II gjithëkombëtar: “Strategjia Valide dhe Reliable e Kombit Shqiptar: Ku jemi dhe ku do vemi?”

Nga: Fadil Çitaku Më: 3 gusht 2022 Në ora: 20:39
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kombi Shqiptar aktualisht është duke u rrezikuar të përçahet dhe ta humbë pavarësinë e fituar me gjak, për shkak të mangësisë inovative-kognitive-strategjike-politike, për tu integruar në Bashkimin Evropian. Ky fakt i hidhur paraqet rrezik real, që të na përsëritet historia dhe prapë të futemi direkt apo indirekt nën thundrat e pushtuesve. Për të parandaluar një realitet të tillë, te hidhur intelektualët e pavarur e kombit tone nuk guxojnë të heshtin. Ne, disa nga intelektualët Shqiptar, nga te gjitha trojet Shqiptare, shumica nga mërgata Shqiptare, që jetojmë në shtetet perëndimorë të Evropës dhe SHBA e ndjemë obligim njerëzor, kombëtar, intelektual dhe profesional të tubohemi në Forumin e II gjithëkombëtar, i cili u organizua dhe u mbajt në Academy of Leadership Sciences Switzerland (Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër), për të iniciuar një strategji valide dhe reliable kombëtare e cila aktualisht vazhdon ti mungon kombit Shqiptar.

Objektivat e këtij forumi ishin:

-Reflektimi i gjendjes së Kombit Shqiptar sot dhe ku do vemi nesër.

-Inicimi i formulimit të një Strategjie gjithëkombëtare, valide dhe reliable, të qëndrueshme, që sjellë prosperitet për të gjithë Shqiptarët në tërë botën.

-Kreativiteti inovativ-kognitiv-strategjik dhe pragmatik në integrimin e vendeve Amë në Bashkimin Evropian.

Në këtë forum patëm 31 folës kyç nga mërgata Shqiptare dhe trojet Amë, që përfaqësojnë fushat e shkencës, lidershipit, biznesit, sigurisë, shëndetësisë, politikës moderne perëndimore, drejtësisë, artit, kulturës dhe sportit. Shumica e folësve kyç të këtij forumi kanë lidhe profesionale me instancat e larta shtetërore të vendeve të ndryshme perëndimore dhe kanë zgjuarsi inovative-kognitive-strategjike dhe pragmatike ta shpejtojnë integrimin e trojeve Shqiptare në Bashkësinë Evropiane.

Të ftuar publikisht në këtë forum ishin edhe përfaqësuesit kyç politik të vendeve Amë si dhe Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, fatkeqësisht asnjë nga të sipërpërmendurit nuk participuan në këtë forum.

Në këtë forum mbajtën fjalime dhe diskutime konstruktive këta persona:

Dr. c. Bletra Berisha, MBA, Ko-Moderatore

Prof. Erta Receku,MSs., Ko-Moderatore

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, organizator dhe udhëheqës i Forumit

Prof. Bashkim Jashari, ekspert i artit të muzikës. Në emer të Familjes Legjendare Jashari nga Prekazi e bëri hapjen e këtij Forumi

Komandant Shkupi (Ferid Berisha) luftëtar i UÇK

Fitije Pciari, Afariste, nënkryetare e Forcës së Diasporës

Prof. Rexhep Gashi, MSc., MBA, shkencëtar

Prof. Dr. Gjyla Çeliku, Shkencëtare

Ilir Seferi, MSc, Afraist, politikan në Gjermani, bashkëthemelues i Besa Foundation ne Bavari

Prof. Dr. Nusret Pllana, shkencëtar, luftëtar i UÇK Autor, Producent Filmash dokumetar

Oltiana Rama, MSc, Shekencëtare

Prof. Dr. Arbër Çeliku, shkencëtar

Dr. Gazmend Berisha, PhD, shkencëtar, drejtor ekzektutiv i Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës

Dr. Aurora Dollenberg, Mjeke themeluese dhe kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptar të Evropës

Xhevdet Maula, Jursit, Avokat, Besa Foundation ne Bavari

Vehbi Zeqiri, economist, ekspert i Lidershipit

Halil Çitaku, ekonomist, Aktivist

Samira Shabani, Bsc, MSc. c. Diplomaci

Ing. Enver Halilaj; expert i trafikut hekurudhorë në Zvicër

Avni Dervishi, MSc, Politikan në Suedi, Forca e Diasporës

Prof. Erta Receku, MSc., fizkante

Prof. Shefqet Balaj, Politikan në Austri, Afarist

Naim Abazi, Afarist, Aktivist

Pauzë 5’ Diskutim Plenar 15’

Prof. Xhevat Murseli, Aktivist, Lobist

Fatmir Osamani, arkitekt, bashkëthemelues Forca e Disapores, Lobist

Lirim Gashi, Kryetar I Forcës së Diasporës për Kosovën

Halit Nezaj (King Lita), gazetar i sportit, piktor

Bahri Troja, MSc, politikan në Austri

Drita Kolgjini, MSc., Politikane në Suedi

Agim Aliçkaj, MSc., Lobist në SHBA

Të gjithë dhanë propozimet e tyre që të themelohet Këshilli i Intelektualëve Shqiptar për Strategji Kombëtare, i cili përmbana ekspertë në fushat e ndryshme, të cilët do përpilojnë strategjitë kombëtare valide dhe reliable, me objektiva dhe masa të matshme në fushat e tyre përkatëse, ato/ata janë specialist/e nëpër vendet e ndryshme të perëndimit dhe vendet Amë.

Ky këshill ka nisur punën në grupe profesionale menjëherë. Këshilli ka një qasje lidershipi modern, që stimulon dhe praktikon punën në ekipe dhe nuk do të ketë hierarki klasike.

Ky këshill i përberë nga intelektualë modern, që kanë arritur majat e suksesit në konkurrencën e ashpër perëndimore është që nga tani në shërbim konsultativ më Vendet Amë, në të gjitha trojet Shqiptare por edhe më të gjitha vendet e botës ku jetojnë shqiptarët. Qëllimi kyç i Këshillit të Intelektualëve Shqiptar për Strategji Kombëtare është ta përpilojë Strategjinë Kombëtare Shqiptare afatgjate, ku çdo individ Shqiptar në vendet Amë dhe tërë botën të ka mundësi ta jeton një jetë dinjitoze më prosperitet të plotë. Për këtë qëllim në strategji do futën të dhënat më bashkëkohore nga neuroshkenca dhe shkencat e tjera dhe përvojat praktike qe shkencëtarët dhe profesionistët e këtij këshilli i kanë zënë në vendet përnedimore ku punojnë dhe jetojnë me dekada të tëra.

Këshilli do jetë i hapur për konsulta për qeveritë e vendeve Amë, por edhe për asociacione të tjera Shqiptarë jashtë trojeve Shqiptare.

Më poshtë i gjëni dy linqe ku mund ti ndiqni punimet e forumit të II gjithëkombëtar:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat