Kaq për qind e fëmijëve nga Kosova që jetojnë në Zvicër i përfundojnë studimet universitare

Zvicra

Kaq për qind e fëmijëve nga Kosova që jetojnë në Zvicër i përfundojnë studimet universitare

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:47
Numri i fëmijëve me diplomë universitare dallon nga prejardhja ose kombësia.

Fëmijët e emigrantëve në Zvicër po dalin të jenë më të arsimuar sesa prindërit e tyre.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Phillipe Warner, nga Universiteti i Gjenevës, 20 për qind e gjeneratës së dytë nga Kosova, marrin diplomë universitare ose të ngjashme.

Në këtë raport të publikuar në revistën “Social Change in Switzerland” në muajin, fëmijët nga Gjermania që jetojnë atje kanë më shumë gjasa të marrin një diplomë universitare për dallim nga fëmijët prindërit e të cilëve janë nga Evropa Juglindore.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 24 mijë çifte, prindër dhe fëmijë nga Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Në raport shpjegohet se zakonisht kur prindërit e këtyre fëmijëve e kanë lënë shkollimin në moshën 15 ose 16 vjeçare, zakonisht ata e kanë vazhduar shkollimin në 60 për qind të rasteve duke arritur të përfundojnë ndonjë shkollim të mesëm ose ndonjë praktikë, një metodë e njohur për të rinjtë që braktisin shkollimin.

Ose një pjesë e tyre e vazhduan shkollimin e mesëm duke i përgatitur ata për në kolegj.

Në 32 për qind të këtyre rasteve sipas hulumtimit, fëmijët e emigrantëve e kanë përfunduar universitetin.

Autori tregon se fëmijët emigrantë kanë lëvizur përpara pavarësisht vështirësive të gjuhës apo diskriminimit, kjo për shkak të sistemit të integrimit në arsimin zviceran.

Por, se numri i fëmijëve me diplomë universitare dallon nga prejardhja ose kombësia.

54 për qind e fëmijëve që arsimohen në Zvicër kanë gjasa që të përfundojnë universitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat