Diaspora shqiptare kthehet në Zvicër me 1500 vetura të aksidentuara - Ka të vdekur dhe të lënduar

Zvicra

Diaspora shqiptare kthehet në Zvicër me 1500 vetura të aksidentuara - Ka të vdekur dhe të lënduar

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:13
Ilustrim

Pas rënies së pandemisë, sivjet për shkak të biletave të shtrenjta me aeroplanë dhe mos kërkesave të testeve, mijëra mergimtarë me vetura i mesyen Kosovës dhe vendeve tjera te ballkanit  (Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Serbisë..) për t`i kaluar pushimet verore.

Mirëpo, kësaj radhe pushimet për disa mërgmitare nuk shkuan ashtu siç duhet për shkak aksidenteve dhe problemeve me sigurime.

Sipas korrespondentit të gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga policia rajonale, ka pasur qindra aksidente me dhjetëra viktima.

Për dallim nga vitet e me parshme, gjatë këtij sezoni veror, sivjet në Kosovë kishte me shume aksidente dhe viktima, për shkak se svijet pas dy vitesh abstenimi te diasporës për shkak pandemisë, sivjet ky numër ishe shume me i madh, ka thëne zëdhënesi i policisë se Kosovës Baki Kelani për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Korrespondenti i gazetës Le Canton27.ch ne rajon rrugëve të Tiranes, Prishtinës, Shkupit dhe Presheves ka arritur te fotografoje kamion transportues te mbushur plotë e përplotë vetura të aksidentuara me tabela nga Zvicra. Mësohet se në Kosove sivjet për pushime verore hynë rreth 100 mije vetura me traga te huaja (na vendet evropaine) ku pjesa dërmuese nga Zvicra.

Vetëm nga Zvicra hynë në Kosovë dhe Luginen e Presheves mbi 30 mije vetura, prej te cilave mbi 1500 mijë vetura me targa të ndryshme të kantoneve (ZH, SG, VD, GE, BE..) u aksidentuar të cilat u transportuan në Zvicër me kamion!

Njeri nga TCS ka thënë për gazetën Le Canton27.ch se për çdo ditë ngarkojmë nga 10 vetura të prishura në Kosovë të cilët me pas i transportojmë drejt Zvicrës.

Shume mërgimtarë kane thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në “Kartonin e gjelbër”, e kishte detyruar që për aksidentin të paguaj 10 mijë franga në Zvicër. Çështja e Kartonit të Gjelbër është ngritur si problem shpesh nga Ministri i Diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat