I riu Rron Mazrekaj përfundoi me sukses studimet në Universitetin St Gallen

Zvicra

I riu Rron Mazrekaj përfundoi me sukses studimet në Universitetin St Gallen

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 12:26
Rron Mazrekaj

Në Zvicër, rinia shqiptare sot po afirmohet, duke mbushur Universitetet e Zvicrës.

Tre dekada më parë, numri i studentëve shqiptarë që studjonin nëpër Universitetet e Zvicrës ishte minimal, numëroheshin me gishta dhe shumica vinin nga Shqipëria, ndërsa sot e kemi për krenari të themi se rinia shqiptare në Zvicër masivisht ndjek edukimin e lartë dhe dallohet për suksese dhe arritje. Ata janë sekondos, por mrekullisht të integruar, janë zviceranë, ndërkohë nuk i harrojnë kurrë rrënjët nga vinë.

Njëri prej tyre është Rron Mazrekaj që posa u diplomua për ekonomi me Bachelor of Arts në HSG.

HSG është akronimi i Universitetit  St Gallen.

Universiteti i St. Gallenit ( Hochschule für Wirtschafts-, Rechts- und Sozialwissenschaften sowie Internationale Beziehungen (HSG) i krijuar më 1898 ndodhet në Rosenberg, mbi një kodër të vogël, në qytetin zviceran të St. Gallen.

Image

Krahasuar me universitetet e tjera zvicerane, Universiteti i St. Gallen është një nga më të vegjlit, por fakulteti i tij i ekonomisë është më i madhi dhe me shumë reputacion në të gjithë zonën gjermanishtfolëse. Universiteti është publik dhe varet nga kantoni St. Gallen. HSG është pjesë e AACSB dhe EQUIS, ndër të tjera, si dhe e CEMS, PIM, APSIA dhe Internationale Bodensee-Hochschule.

Universiteti i St Gallenit është një nga më prestigjiozët e Europës. Në vitin 2021 u rendit në vendin e gjashtë në rrang Europe, në Zvicër është Universiteti kryesor i biznesit, nga bangat e të cilit kanë dalë plot emra të shquar.

Pikërisht fakultetin e ekonomisë përfundoi me sukses të plotë edhe Rron Mazrekaj, i cili tani do të vijojë masterin në të njëjtin universitet.

Voal.ch i uron Rron mazrekajt suksese të pafundme dhe po ashtu edhe të gjithë studentëve shqiptarë që po na e zbardhin faqen.

Ishte një herë e një kohë, jo shumë larg, kur komuniteti shqiptar përmendej veç si shembull i keq. Namin e keq na e hoqën së pari djemtë shqiptarë të përfshirë në kombëtaren e Zvicrës.

Dhe e mira nuk ndalet kur nëpër institucionet e dijes diplomohet dhe edukohet rinia shqiptare, si zviceranë dhe si shembull i diasporës shqiptare për t’u krenuar!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat