Në Zofingen/AG, ekspozitë mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj

Zvicra

Në Zofingen/AG, ekspozitë mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 22 janar 2023 Në ora: 06:54
Ekspozita mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj

Të shtunën, më 17 janar 2023 në ditën e 17 vjetorit të kalimit në pavdekësi të Presidentit historik, doktor Ibrahim Rugovës, organizuar nga SHoqata Humanitare Kulturore „SALIH ÇEKAJ" në Zvicër si dhe në bashkpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, u hap një ekspozitë me fotografi dhe eksponate, kushtuar veprimtarisë Atdhetare të Heroit Salih Çekaj.

Në këtë ekspozitë me fotografi dhe eksponate, kushtuar Heroit Salih Çekaj, në të ciliën vlerësohet të jetë njëri nga idealistët, veprimtarët, ilegalistët, politikanët, ushtarakët dhe luftëtarët e hershëm të çeshtjës kombëtare shqiptare.

Ekspozita me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit Salih Çekaj ”, që në hapjen e saj kishte tërheq mërgimtarë të shumtë, personalitete nga të gjitha fushat e jetës nga kantone të ndryshme të shtetit helvetik.

Që në fillim veprimtari dhe moderatori Qamil Çeku, pasi i përshëndeti të pranishmit i dha fjalën kryetarit të ShHK „Salih Çekaj“ z. Saim Tahiraj, e cili foli për rolin dhe kontributin atdhetar të Heroit Salih Çekaj për pavarësinë e Kosovës. Me fjalë tjera Salih Çekaj, ishte protogonisti kryesor që me kontributin e tij prej strategu dhe vizionari vendosi themelet e forta të ushtrisë së Kosovës, mbi bazën e së cilës u arrit liria dhe pavarësia e Kosovës. Në vazhdim kryetari Saim Tahiri, në emrin e Shoqatës, i falenderoj të gjithë donatorët të cilët ndihmuan që të jetësohet ky projekt kushtuar Herot Salih Çekaj. Pastaj me fjalë rasti mbajtën, Dr. Sadik Krasniqi, bashkautorë i ekspozitës me PHD.Besnik Rraci, nga Muzeu i Kosovës, që kanë vu në lëvizje këtë ekspozitë shëtitëse nëpër disa shtetet të Evropës. Në të cilën folën kryesisht për punën që ka bërë muzeu për grumbullimin dhe mbarështimin e materialit tejet voluminoz, filluar nga trungu i familjes Çekaj dhe rruga e gjatë e përplot sfida deri tek finalja e pavarësisë së Kosovës.

Në emrin e familjës të pranishmit i përshëndeti vëllai i Heroit, Smajl Çekaj. Duke i falenderuar, bashkë autorët e ekspozitës dhe të librit, z. Sadik Krasniqi, Besnik Rraci pastaj oranizatorin Shoqatën „Salih Çekaj“j në Zvicër dhe Gjermani si dhe të gjithë kontributdhënësit që mundësuan të jetësohet ky projekt kushtuar Heroit Salih Çekaj dhe shumë projekte të tjera në dobi të vendit.

Kengëtari i mirënjohur, Valon Islamaj në vazhdim për kënaçësin e pjesmarrësve interpretoi një këngë kushtuar heroit Salih Çekaj në të cilë u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Në vazhdim, një fjalë rasti për librin kushtuar Heroit „Salih Çekaj“, e kishte përgaditur, Prof. Abas Fejzullahi , i cili ndër të t’jera tha se, „Veprimtaria Atdhetare e Heroit Salih Çekaj, është në përputhje të plotë me rrethanat politike të kohës, do të vepronte me guxim e mençuri pa u ndalur në asnjë moment, sidomos në politikë bërjen në Kosovë dhe në mërgim, ku Salihu nëpërmjet LDK-së dhe përtej saj për gjatë tëtë vjetësh do të shkelqente me organizimet dhe tubimet e tija prej tribuni, vizionari dhe politikani pragmatik nëpërmes të cilave synonte ta informonte, senzibilizonte dhe avanconte çeshtjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Duke qenë i vetëdijshëm për rrjedhën e zhvillimeve të kohës, Salihu do t’i qasaj shumë seriozisht organizimit të luftës si instrument politik për ta arritur Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.“ tha ndër të t’jera z. Fejzullahi.

Në emër të Muzeut të Kosovës Z. Sadik Krasniqi i dhuroj Shoqatës „Salih Çekaj“ figurën, Hyjnesha në fron, në të cilën e pranoj kryetari i saj Z. Tahiraj.

Në fund nikoqiri i ftoi të pranishmit për një koktej rasti, përgaditur nga Shoqata Humanitare Kulturore „Salih Çekaj“ në Zvicër.

Ekspozita levizëse vazhdon të jetë e hapur deri të dielën, me 18 janar 2023.

Adresa: në Klubin shqiptar “Dardania”, Bleiche Areal Bleiche 12 4800 Zofingen, pastaj do të vazhdoj rrugëtimin për në Gjermani

Image
Ekspozita mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj
Image
Ekspozita mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj
Image
Ekspozita mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj
Image
Ekspozita mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj
Image
Ekspozita mbi kontributin e Heroit kombëtar Salih Çekaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat