Ja sa shqiptarë jetojnë në Zvicër

Zvicra

Ja sa shqiptarë jetojnë në Zvicër

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 17:35
Shqiptarët

Zvicra me 9.000.000 banorë, kurse pa shqiptarët do ketë vetëm 8.700.000 banorë.  Por, kësaj rritje të hovshme që po i gëzohemi të popullësisë në territorin helvetik, Zvicra a duhet të «falendëroj» të huajt, krizat dhe luftërat në ballkan, tash së fundit ne Ukrainë apo të huajt tjerë që i ka strehuar, i ka shpëtuar?! Në fund të dhjetorit 2022, në Zvicër banonin në mënyrë të përhershme 2,241,854 shtetas të huaj, shkruan gazeta zvicerane në shqip le Canton27.ch.

Në fund të qershorit 2022, në Zvicër banonin 2,2 milionë të huaj, në mesin e tyre edhe mjëra shqiptarë. Në vitin 1999 invasioni i Serbisë në Kosovës, rriti numrin e shqiptarëve në Zvicer dhe vendet tjera të BE-së mbi 150.000 të përndjekur nga regjimi serbe në ish-Jugosllavi. Shumica e tyre ishin nga Kosova. Ndërsa sot flasim për një dyfishim të numrit të tyre rreth 300 mijë sish.

Për shkak të rritjes së fortë të kërkesës në tregun e punës, imigrimi neto në popullsinë e huaj rezidente të përhershme u rrit vitin e kaluar me 19,819 persona krahasuar me vitin 2021, në 81,345 persona. Numri i punëtorëve të huaj u rrit ndjeshëm (+26%). Në të njëjtën kohë, emigracioni mbeti i qëndrueshëm. Në fund të dhjetorit 2022, në Zvicër banonin në mënyrë të përhershme 2,241,854 shtetas të huaj.

Në përgjithësi, imigrimi drejt popullsisë rezidente të përhershme u rrit në vitin 2022 me 20,886 persona (+14,8%) krahasuar me vitin 2021. Imigrimi i njerëzve nga BE/EFTA u rrit me 19,523 persona (+20,6%) për të vendosur në 114,393 persona, ndërsa ai i njerëzve nga vendet e treta u rrit me 1,363 persona (+2,9%) për të arritur në 48,042 persona. Këto vlera në rritje pasqyrojnë zhvillimin pozitiv të rritjes ekonomike dhe kuadrin e qëndrueshëm politik dhe ekonomik të përjetuar nga Zvicra. Në të njëjtën kohë, 73.736 banorë të përhershëm të shtetësisë së huaj u larguan nga Zvicra (-656 persona krahasuar me 2021).

Për sa i përket numrit sipas kombësisë, italianët vazhduan të përbënin popullsinë më të madhe të huaj me 335,755 banorë të përhershëm. Ata u pasuan nga gjermanët (317.544 persona), portugezët (257.829 persona) dhe francezët (157.769 persona).

Sipas Zyrës Federa te Statistikave në mësin e tyre janë një numer i madhe edhe nga radhet e shqiptarëve nga ballkani, sidmos nga Kosova. Shifrat zyrtare nga Berna flasin se janë mbi 114 mijë kosovare, pa numëruar shqiptarët nga viset tjera të ballkanit. Por sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch numri i shqiptarëve sot në Zvicër janë mbi 300 mijë. Vetëm nga Kosova janë mbi 250 mijë, kurse nga Maqedonia Veriore – 60 mijë, nga Serbia (Lugina e Preshevës) mbi 20 mijë dhe nga Mali i Zi dhe Shqiperia mbi 5 mijë. Prania e tyre është më së shumti në Cyrih rreth 80 mijë, në kantonin e Vaudit mbi 50 mijë, në atë të Gjenevës rreth 30 mijë shqiptarë dhe mijera tjerre në 23 kantonet tjera.

Në fund të dhjetorit 2022, 1,488,237 qytetarë të BE/EFTA dhe 753,617 shtetas të vendeve të treta banonin përgjithmonë në Zvicër. Për sa i përket numrit sipas kombësisë, italianët vazhduan të përbënin popullsinë më të madhe të huaj me 335,755 banorë të përhershëm. Ata u pasuan nga gjermanët (317.544 persona), portugezët (257.829 persona) dhe francezët (157.769 persona).

Gjatë vitit në shqyrtim, 41,321 të huaj kanë marrë nënshtetësinë zvicerane, duke përfshirë 8,946 persona me origjinë gjermane, 4,648 persona me origjinë italiane dhe 3,661 persona me origjinë franceze.

Në Zvicër jetojnë rreth 114 mijë persona me shtetësi kosovare. Megjithatë, numri i njerëzve që vijnë nga shteti më i ri në Evropë është shumë më i madh: Mbi 300 mije thonë se shqipja është gjuha e tyre kryesore, shumica prej tyre vijnë nga Kosova dhe Maqedonia Veriore. Por nje numie ri kjonsideruesëm vjen edhe nga Maliqi i Zi, Serbia (Lugina as Preshevës) Shqipëria,. Greqia etj..Keta mijera shqiptare siq dihet nuk kane ikur nga venlindja e tyre per qejfi, por kane pasur nje hall, sidomos problemet me serbet, sllavet ne ballkan!

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch mbi 70 mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës (Serbia Jugore) gjenden aktualisht ne vendet e BE-së deri në Amerikë, ku vetëm në Zvicër janë mbi 20 mijë sish. Kjo është diaspora shqiptare që vjen kryesisht nga tre qytete: Medvegja, Bujanoca dhe Presheva si dhe ne qytete tjera te Serbisë, deri në Nish, Beograd e Novi Sad.

Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch për dallim nga viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, prania e shqiptarëve nga Shqipëria në Zvicër është i vogël, numri i të cilëve është 2350. Edhe pas 15 vitesh pavarësia e Kosovës, në Zvicër janë edhe mbi 50 mijë kosovare me pasaprota serbe, sipas numrit të të huajve shtetasit e Kosovës i radhisnin në bazë të pasaportave që ata posedojnë, duke numëruar vetem 114.755 sish edhe pse numri i tyre sillet rreth 250.000?!

Në përgjithësi, imigrimi drejt popullsisë rezidente të përhershme u rrit në vitin 2022 me 20,886 persona (+14,8%) krahasuar me vitin 2021. Imigrimi i njerëzve nga BE/EFTA u rrit me 19,523 persona (+20,6%) për të vendosur në 114,393 persona, ndërsa ai i njerëzve nga vendet e treta u rrit me 1,363 persona (+2,9%) për të arritur në 48,042 persona.

Këto vlera në rritje pasqyrojnë zhvillimin pozitiv të rritjes ekonomike dhe kuadrin e qëndrueshëm politik dhe ekonomik të përjetuar nga Zvicra. Në të njëjtën kohë, 73.736 banorë të përhershëm të shtetësisë së huaj u larguan nga Zvicra (-656 persona krahasuar me 2021).

Migrimi neto i popullsisë së huaj rezidente të përhershme u rrit kështu me 19,819 persona për të arritur në 81,345 persona (ndryshimi midis imigrimit dhe emigracionit si dhe korrigjimet statistikore). Ai i BE/EFTA u rrit me 17,019 persona në 52,882 dhe ai i vendeve të treta me 2,800 persona në 28,456.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat