Marsi me dy ngjarje me rëndësi në Shoqatën “Nënë Tereza” në Luzern të Zvicrës

Zvicra

Marsi me dy ngjarje me rëndësi në Shoqatën “Nënë Tereza” në Luzern të Zvicrës

Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

- Kuvendi i Punës i 33-të me radhë, me 25 mars 2023, ora 15.00

- Promovimi i monografisë “ MES LUFTËS E PAQES” me 25 mars 2023, ora 18.00

1. Kuvendi i Punës

Ju ftojmë që të merrni pjesë në Kuvendin e 33-të të Punës, ku Rendin e ditës do ta pranoni përmes postës.

2. Promovimi i monografisë “MES LUFTËS E PAQES”

Shumë të respektuar bashkatdhetarë, aktivistë, kontribues dhe humanistë.

Do ta prezantojmë para jush librin monografi “Mes luftës e paqes”. Për ta ruajtur këtë kujtesë humane e zhvilluar këtu në Zvicër, e dokumentuar me një game të gjerë humanizmi nga vetë shqiptarët, bashkë me popullin zviceran.

Prezenca juaj, ngado që vini, tregon respektin që ruajmë, dhe atdhedashurinë me të cilën jetojmë kudo që shkojmë.

Të dy ngjarjet do të zhvillohen në Qendrën “Misioni Katolik Shqiptarë”, Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern.

Në fund do të ketë dhe një koktej rasti për të pranishmit.

Programi i promovimit:

- Pikë muzikore: Kori i Misionit Katolik Shqiptarë

- Hapja: Kryetari i SHHB "N. Tereza" në Zvicër, Nue Zalli

Fjale rasti:

- Mons. Lush Gjergji, kryetarë nderi i SHHB “N. Tereza” në Kosovë

- Zef Shala, Drejtor i SHHB “N. Tereza” në Kosovë

- YIfete Fanaj, këshilltare e kantonit të Lucernit dhe e emëruar për kandidate në Këshillin Qeveritar

- Agim Alaj, anëtar i kryesisë së SHHB “Nënë Tereza” në Zvicërr

- Don Anton Uka, Misionarë në Zvicër

- Engjëll I. Berisha, autorë i librit

- Pikë muzikore: Kori i Misionit Katolik Shqiptarë

- Evokime nga aktivistë me kontribute të veçanta

- Mbyllje: Koktej rasti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat