Historike në Zvicër, në kantonin e Gjenevës fitojnë 5 shqiptarë, kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare

Zvicra

Historike në Zvicër, në kantonin e Gjenevës fitojnë 5 shqiptarë, kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:06
Gazetari i Le Canton27 dhe Lenard Ferati

Dje në disa kantone të Zvicrës jane mbajtur zgjedhjet parlamentare. Sikur në kantonin e Cyrihun, Lucernin dhe Ticinon edhe ne Gjenevë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku diaspora shqiptare që një muaj ishte mobilizuar për të votuar kandidatët e tyre më të mirë.

Zgjedhjet parlamentare në Kantonin e Gjenevës, raundi i parë që u mbajt sot (dhe i dyti 30 Prillit 2023) ku morën pjesë mbi 600 kandidatë, në mesin e tyre edhe kandidatë shqiptarë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Do përkujtuar se në Kantonin e Gjenevës janë rreth 30 mijë shqiptarë, kryesiht nga Kosova. Kurse me të drejtë vote janë 16.700 albanofonë.

Kantoni i Gjeneves nga zgjedhjet parlamentare është pasuruar edhe me 5 deputetë shqiptarë,  këta janë Xhevrie Osmani, Leonard Ferati, Sami Gashi, Skender Salihi dhe Arber Jahiu.

Njëri nga kandidatet fitues Lenard Ferati (PS) për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ka deklaruar se “kjo fitore e imja dhe kolegëve, kandidatëve shqipatarë është dicka më shumë se fitore, është një sukses dhe fitore historike jo vetëm në kantonin tonë në Gjenevë, por edhe në nivel të gjerë të Zvcrës, meqë për herë të parë në hisotrinë parlamentare në Zvicër, në një kanton fitojnë 5 deputetë shqiptarë,  përderisa para pesë vitesh kishim vetëm një”.

Tre kandidatët që siguruan të jenë për pesë vjetet e ardhshme Keshilltar të Shtetiti të Qeverisë së Gjeenevës (Thierri Apotheloz, Fabienne Fischer dhe Pierre Maudet) për gazetën zvicerane Le canton27.ch, duke uruar kandidatët shqiptarë për fitore kanë thëne se “komuniteti shqiptarë në kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre. Për këtë deshmon edhe dita e sotme të cilët korrin një fitore histroike në zgjedhjet në Zvicër, duke fituar pesë ulëse në parlamanetin tonë. Çdo komunitet sjell në Gjenevë, sikur edhe shqiptaret, dinamizmin e tyre dhe ky diversitet kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në prosperitetin e ekonomisë sonë lokale, si dhe në pasurinë kulturore të Gjenevës”, ka thëne z.Apotheloz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat