Në kujtim të figurës së Akademik Fehmi Aganit, me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së tij, Muzeu Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Shoqatën "Sali Çekaj" në Zvicër, ju fton në ekspozitën përkujtimore:
"Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i Akademik Fehmi Aganit"
Data: 13 maj 2025
Ora: 12:00
Vendi: Salla e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë
1. Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Mehmet Kraja
2. Fjalë rasti nga Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, znj. Vjollca Aliu
3. Fjalë rasti nga Akademik Hivzi Islami
4. Fjalë rasti nga Ph.D.c. Besnik Rraci, bashkautor i ekspozitës
5. Fjalë rasti nga Mentor Agani, djali i Akademik Fehmi Aganit
Autorë të ekspozitës:
Ph.D.c. Besnik Rraci & Dr. Sadik Krasniqi
Ejani të nderojmë së bashku veprën e një prej figurave më të shquara të historisë sonë moderne të Kosovës!