Largimi i emrit të SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër nga ftesa për ekspoziten kushtuar heroit Fehmi Aganit, është tendencioze dhe qëllimkeqe. SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër është financuesja kryesore dhe e vetmja e kësaj ekspozite, andaj këmbëngulja e ASHAK që emri i shoqatës të largohet nga ftesa publike dhe moslejimi i përfaqsuesit të shoqatës për ta përshëndetur hapjen e ekspozitës është i ultë, megaloman, tendencioze dhe qëllimkeqe.
Si ka mundësi të eliminohet SHBK „SALIH ÇEKAJ“ nga ky projekt ku së bashku me Muzeun Kombëtar të Kosovës janë realizuesit kryesorë dhe të vetmit të këti projekti? Kësaj i thonë hajni e hapur vlerash të pērgjithshme dhe përvetsim i një pasurie morale tē huaj. Cili është kontributi i ASHAK në këtë projekt? Krejtësisht zero? Asnjë përpjekje, asnjë cent?
Asnjë kontribut apo të një natyre tjetër nuk e kan dhënë të apostrofuarit, atëhere me çfar të drejte e eleminojn SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër. Me mendjemadhësinë qē e kanë dhe vazhdojnë kësisoi me dekada. E nga ana tjetër përulen para devijantëve, keqbërësve me lehtësi. Cili është motivi i juaj dhe si nuk dëshironi t'i përfillni shtresat popullore kontributdhënëse si aristokrat e frikacak që janë. A ju pengon emri i Heroit Salih Çekaj, intelektual dhe njeri i betejave bashk me Aganin kur ju ishit nën qadra e hije apo diçka tjetër, ndonjë amulli e vakët në superluksin e zakonshëm që vazhdon ta keni
Me nderime kryesia e SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër!