Adis Tairi: “E duam Kombëtaren edhe kur nuk fiton – sepse është e jona”

Zvicra

Adis Tairi: “E duam Kombëtaren edhe kur nuk fiton – sepse është e jona”

Nga: Dashnim Hebibi Më: 8 qershor 2025 Në ora: 16:00
Dashnim Hebibi dhe Adis Tairi

Në Tiranë dje, krejt rastësisht, takova një veprimtar të njohur – të qetë në fjalë, por të zëshëm në vepra që jeton e vepron në Zvicër. Ai ka shkruar dhe vazhdon të shkruajë histori me angazhimin e tij konkret dhe të palodhur për çështjen kombëtare. Një njeri i sjellshëm, i edukuar dhe me shumë karakter.

Adis Tairi kishte ardhur nga Zvicra bashkë me disa shokë si Granit Kabashi, Tahir Maloku e ndësa babanë dhe vëllain e takuan në Tiranë sepse ata ishin më herët, të veshur me fanela të Kombëtares dhe me zemër të mbushur me dashuri për Shqipërinë. Na bashkoi futbolli, por më shumë se kaq – ndjenja e përkatësisë dhe krenarisë kombëtare. Me Adisin u përqafuam si vëllezër, sepse Kombëtarja na bashkoi në Tiranë, ashtu siç bashkon gjithmonë shqiptarët kudo që janë. Gjatë bisedës, për sam24.info nuk lamë pa përmendur miqtë tanë të shpirtit – njerëz të veçantë si Shkëlqesia e Tij, Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, z. Rexhep Demiri, dhe Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Biznesmenëve Shqiptarë në Zvicrën Qendrore, një bamirës dhe atdhetar i vërtetë si dhe disa miq të tjerë edhe pse ishte një atmosferë e pazakontë në Tiranë me zhurmë që ta kënaçke zemrën.

Adis Tairi tha:

“Erdhëm për ta përkrahur Kombëtaren. Pritëm fitore, por ne do ta përkrahim për jetë, edhe pse këtë rezultat nuk e pritem. Ne e duam Kombëtaren edhe kur humb, sepse është e jona.”

Ai shtoi se ndjesia më e bukur ishte ajo e unitetit:

“Sot erdhëm për të ndjerë kënaqësinë e bashkimit, ashtu siç e meritojmë ne shqiptarët – të jemi bashkë, si dikur. Edhe ne nga mërgata jemi të lidhur me atdheun. Kjo u pa edhe sot, sepse shumë mërgimtarë kanë ardhur enkas për këtë ndeshje, ashtu si edhe ne.”

Atmosfera para ndeshjes ishte elektrizuese, e krijuar nga mijëra tifozë entuziastë. Edhe pas barazimit, megjithëse nuk pati fitore, gëzimi nuk u zbeh.
“Na bashkoi gjuha dhe flamuri – dhe gjithmonë do të na bashk
ojnë,” përfundoi z. Tairi.

Sepse nuk thuhet kot:

"Atë që e do me zemër, e takon rastësisht aty ku nuk e pret".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat