I konfirmohet dënimi zyrtares shqiptare të kapur duke vjedhur në Gjenevë

Zvicra

I konfirmohet dënimi zyrtares shqiptare të kapur duke vjedhur në Gjenevë

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 01:05
Gjykata Federale Administrative e Zvicrës

Edhe pas ankesës së bërë në Gjykatën Federale Administrative të Zvicrës, ky dënim (ndalesë e hyrjes në Zonën Shengen) ka mbetur i pandryshuar

Një zyrtare nga Ministria e Ambientit e Shqipërisë, ishte kapur në muajin maj të vitit 2015 duke vjedhur gjësende në vlerë prej 1700 një qendër tregtare në Gjenevë, shkruan blick ama abend. Si masë ndëshkimi asaj i është ndaluar hyrja në Zvicër dhe në gjithë Zonën e Shengenit, që është rreth gjysma e Evropës.

Edhe pas ankesës së bërë në Gjykatën Federale Administrative të Zvicrës, ky dënim ka mbetur i pandryshuar, transmeton albinfo.ch.

Së bashku me avokatin e saj Kristaq Traja, që konsiderohet si një avokat kulmor jo vetëm në Shqipëri (ka qenë për shumë vite gjyqtar në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg) ajo është përpjekur më kot të bindë trupin gjykues të ndryshojë vendimin, përcjell albinfo.ch. Sipas saj, ndalesa e udhëtimeve rrezikon seriozisht karrierën e saj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat