Zbulohet identiteti i italianit që vrau shqiptarin në Zvicër

Zvicra

Zbulohet identiteti i italianit që vrau shqiptarin në Zvicër

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 07:21
Ilustrim

Në njërën foto ai duket i parruar dhe me shikim harbut. Në foton tjetër mban syze dhe vozit një Chilbi-Scooter. Ky person nuk ka dyfytyra vetëm në foto: pasi bëhet fjalë për italianin Alessandro M.* (38), me banim në Olten SO dhe që punonte pjesërisht si moler. Ai para një jave në Winznau SO, sipas gjitha dëshmive ka vrarë shqiptarin nga Kosova, Arben G* (32), përcjell botasot.info.

Andaj pyetja më e shpeshtë e javës së kaluar: se kush është italiani që vrau shqiptarin në Zvicër, tani është sqaruar. «Nuk e di nëse ai banonte këtu,» thotë një fqinj. «Kutia e tij postare ishte gjithmonë e mbushur.»

Ai njihej si «djaloshi i dashur» në shtëpinë ku banonte katër vitet e fundit. Ajo që të bën përshtypje M. kishte ndryshuar shtatë herë adresën. Ai nuk kishte pasur të dashur, dhe kishte organizuar shpesh “party” të zhurmshme sipas fqinjëve.

Dy shqiptarë tjerë ndodheshin në vendngjarje

Italiani ka vrarë 32 vjeçarin gjatë tushit me tre plumba, ndërsa në këtë moment dy shokët e tij nga Kosova u larguan të frikësuar përmes dritares. A dëshironte Alessandro të vriste ndonjë person tjetër? Kjo përgjigje nuk ka marrë akoma përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Solothurnit, përkundër që babai i të ndjerit thotë se ai është ngatërruar me një serb që kishte banuar më parë në të njëjtën shtëpi.

Karakteri i Alessandro M. duket i dhunshëm, ku në profilin e tij në Facebook muajt e fundit kishte postuar disa herë foto me armë zjarri./Bota sot

ImageAutori Alessandro M
ImageAutori Alessandro M
ImageViktima Arben Gashi
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat