Dega e LDK-së në Zvicër dënon ashpër dëmtimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova

Zvicra

Dega e LDK-së në Zvicër dënon ashpër dëmtimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova

Nga: Gresa Bajraktari Më: 22 korrik 2016 Në ora: 14:07
Fotografia në Kuvend

Dega e LDK-së në Zvicër ka reaguar pas aktit që ka ndodhur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku një bashkatdhetar e ka larguar fotografinë e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Përmes një reagimi, dega e LDK-së në Zvicër dënon ashpër këtë akt, transmeton Bota Sot.

Ky është reagimi i degës së LDK-së në Zvicër:

Reagim i Degës së LDK-së në Zvicër lidhur me dëmtimin fotografisë së Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova e cila ishte e vendosur në holin e Kuvendit të Kosovës

Dega e LDK-së në Zvicër reagon lidhur me dëmtimin fotografisë së Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova e cila ishte e vendosur në holin e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të fotografisë aty ku ishte.
Dega e LDK-së në Zvicër konsideron se Simboli Ibrahim Rugova nuk mund të zëvendësohet dot, nga askush. Popuj të ndryshëm kanë shumë kryetarë partish apo qeveritarë, por simbole kanë fare pak.
Siq duket sjellja vandale e rrugaqit Bajram Hoti është duke i penguar fotoja e arkitektit të pavarësisë së Kosovës-Dr. Ibrahim Rugovës.

Dega e LDK-së në Zvicër konsideron si gjest tejet të ulët të të këti rrugaqi vandalist për këtë gjest provokues, njëherit kërkon që të tillët njerëz që prekin ndjenjen e popullit në formën më të vrazhdë. Njerëz të tillë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin denimin e merituar, ndërsa ata që e kanë nxitur duhet të turpërohet për këso marrinash.
Ky veprim i papërgjegjshëm është fyerje për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ne veçanti, fyerje për familjen e nderuar të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.
Dega e LDK-ës në Zvicër ja kujton këti vandalisti rrugaq se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe personalitete më të larta botërore i përkulen edhe sot dhe kurr nuk e permendin emrin e tij pa e cekur President sepse, Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe shkoj si President, te gjithë burrshtetasit e botës të cilët e njohën dhe që jetuan në epokën Rugovjane e pranojnë se ai ishte arkitekt i pavarsisë, me vizionin e tijë solli lirinë në Kosovë dhe shumë miqë anëmban botës i bëri Kosovës kurse sot ka të tillë siq ishte ky far vandalisti rrugaq të cilin e pengon fotografia e Presidentit Rugova dhe të merr një vendim kaq apsurd për ta dëmtuar fotografinë e një njeriu që mbi të gjitha ishte Presidenti i Shqiptarëve te Kosovës, si mund dikush te ketë at të drejt të largoj Presidentin që për sa vite që ishte në skenen politike gjithmon e perkrahën 90% e Shqiptarëve.
Presidenti Dr. Ibrahim RUGOVA ka qen i gjithë Kosovës . Ai ishte dhe mbetët figura më e ndritur e Historisë së Kosovës.

Solothurn, 22 qershor 2016

Për Degën e LDK-së në Zvicër

Haki Latifi, kryetar./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat