Gjysmëhëna në majën zvicerane: Irriton mediat dhe banorët vendas

Zvicra

Gjysmëhëna në majën zvicerane: Irriton mediat dhe banorët vendas

Nga: Fitim Dika Më: 7 shtator 2016 Në ora: 19:41
Një gjysmëhënë është vendosur në Majën e Lirisë -Zvicër

Një gjysmëhënë është vendosur në Majën e Lirisë -Zvicër, 2140 metra lartësi mbidetare, në vend të Kryqit që shihet rëndom në majat me popullatë të krishterë, shkruan blick.ch. Ajo është projektuar nga artisti Christian Meier ku bile gjatë natës ndriçon hapësirën.

“Nuk e kuptoj se kë përfaqëson gjysmëhënë e lartë 3 metra dhe sesi mund të vendoset në një mal,” thekson i shqetësuar një banor i atyre anëve. Disa persona tjerë e cilësojnë aktin e vendosjes së gjysmëhënës si “pafytyrësi e pafundme” dhe të “kripur”, përcjell botasot.info. Për të tjerët ajo përbën absurditet pasi është në kontrast me kryqet tjera.

Banorët e rrethinës Appenzeller kanë kërkuar nga artsiti që brenda javës përsëri ta çmontojë gjysmëhënën. Kjo nëse dëshiron t’i shmanget sankcioneve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat