Shqiptarët dëbohen nga diskotekat zvicerane pa arsye!?

Zvicra

Shqiptarët dëbohen nga diskotekat zvicerane pa arsye!?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 shtator 2016 Në ora: 11:01
Ilustrim

Tre zviceranë lindore me profesion futbollist dhe me rrënjë nga Shqipëria kërkonin javën e kaluar të festojnë në klubin Elephant të St. Gallen. Megjithatë ata nuk u lejuan të futen brenda, shkruan 20min.ch.

“Unë e përjetoj çdo ditë e më tepër se të huajt përkundër integrimit nuk tolerohen në klubet zvicerane,” thotë taksisti nga po i njëjti qytet Besnik Ziba, përcjell botasot.info. “Ata nuk kanë bërë probleme. Megjithatë janë dëbuar pa arsye nga shefi.”

Njëri nga tre futbollistët e dëbuar thekson se gjatë asaj nate kishin qenë të veshur sipas kërkesave të lokalit dhe nuk ishin të dehur.

Klubi në anën tjetër hedh poshte akuzat me pretendimin se “12 nga 50 punëtorët e klubit janë me origjinë shqiptare.” Por në shumë raste klubi nuk lejon të futen brenda grupe burrash, duke u dhënë përparësi çifteve dhe grave./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat