Dega e LDK-së në Zvicër tregon ngjarjen për “përleshjen” në mbledhjen e saj

Zvicra

Dega e LDK-së në Zvicër tregon ngjarjen për “përleshjen” në mbledhjen e saj

Nga: M.L Më: 14 shtator 2016 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Përgjigje Kadiut me zë të shurdhër

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër me anë të një reagimi të gjatë ka shpjeguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së 3 shtatorit e cila përfundoi me përleshje fizike.

Me anë të kësaj letre Dega e LDK-së në Zvicër kërkon me dashamirësi nga të dy palët që të reflektojnë me mirëkuptim dhe këtë rast të izoluar ta tejkalojnë në dobi të përafrimit dhe shrirjës së dorës së pajtimit ndaj njëri tjetrit.

Për më tepër mund ta lexoni të plotë letrën e kryesisë së degës

Kryesia e degës së LDK-së në drejtimin e kryetarit Haki Latifi mbajti mbledhjen e zgjeruar

Si zakonisht kryetari prezantoi rendin e ditës, me të cilat u pajtuan të gjithë përfaqësuesit e nëndegëve. Në fillim kryetari kishte përgatitur një informatë rreth vizitave të kryesisë së degës bashkë me veprimtarë të tjerë nga nëndegët bënë homazhe tek varri Presidentit Rugova, duke përfunduar me takimin në zyrat e LDK-së. Takimi i caktuar me grupin e punës të autorizuar për përcjelljen e kuvendeve të degës në Zvicër, degës në Gjermani dhe degës në Kllokot.

Grupi i punës në përberje : Haki Rugova, nënkryetar, Sokol Haliti, Anton Quni, anëtarë të kryesisë së LDK-së, Salih Morina, si dhe Armend Zemaj, deputet. Gjatë fjalës së tij kryetari u përqëndrua në përcjelljen e mesazhit të Kryesisë së LDK-së lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto tri degë të LDK-së. Kryetari Latifi, nënkryetari Arif Baftiu dhe anëtari i kryesisë Ajet Avdyli më parë kishin pasur edhe takime me grupin e udhëhequr nga Shefqet Dibrani siq janë anëtarët e kryesisë së Degës; Ismet Krasniqi, z.Nazmi Peci dhe ish kryetari i Degës z.Hajdar Sadria (03.09.2016), por pa Shefqet Dibranin në të cilën kishte qëllim përafrimi në prag të zgjedhjeve në degë. Në takimin e radhës me kryetarët e nëndegëve ishte i ftuar vetëm Ismet Krasniqi, i cili në fillim nuk e kishte konfirmuar ardhjen duke u arsyetuar se në të njejtën kohë e kishte ftuar një takim edhe Shefqet Dibrani!!!

Dhjetë minuta para se të filloj mbledhja Sekretari i Degës z. Ismet Krasniqi i telefonon kryetarit Latifi duke i dhënë sqarime se ne e mbaruam takimin e "grupit" dhe se dëshirojmë të marrim pjesë në takim me kryetarët e nëndegëve. Me ardhjen e tyre një pjesë e mirë e veprimtarëve të nëndegëve, nuk e pritën mirë, kur në sallë erdhi ky grup, veçmas prezenca e Shefqet Dibranit, njeriut, që nuk kishte lënë pa provuar çdo gjë vetëm e vetëm për ta njollosur Kryesinë e LDK-së, Këshillin Qendror dhe Kryetarin Isa Mustafa. Tërë mllefi u ngjall me prezencën e tij dhe bashpërkrahësit të tij Shaqir Shala.

Që në fillim u kërkua që mbledhja të mbahet pa prezencën e tij, pasi që ky me qëndrimin e tij duke mosnjohur organet udhëheqëse të LDK-së, më parë duhet të bëjë kërkimfalje e pastaj të afrohet tek ata, që i kishte fyer e sharë, kudo që kishte gjetur mundësi. Një pjesë e mirë e kryesisë shprehën keqardhje për veprimtarin e mirë Nazmi Pecin, i cili edhe nuk ka qenë pjesë e atij kuvendi të anuluar. Një vlerësim e mirë ishte edhe për Ismet Krasniqin, sekretar i degës dhe veprimtar nga fillimi i degës në Zvicër. Kësaj radhe i dashuruari në vetvete kishte pëgatitur kurth në stilin e skilës, duke futur të tjerët në lojë e vet luante rolin e viktimës. Vendimi i të gjithë të pranishmëve qe, se ky duhet të presë të kryhet mbledhja e pastaj të shqyrtohet pozicioni tij për dialog.

Me shumë debate mledhja zhvilloi punimet, duke respektuar dhe përfillur normat e Statutit të LDK-së lidhur me funksionimin, organeve të këtij subjekti në të gjitha nivelet. Si rrjedhojë e debateve, kryesia formoi trupat e punës bashkë me të themeloi Komisionin, i cili do të përcjellë procesin e zgjedhjeve nëpër nëndegë dhe në degë gjer në ditën e mbajtjes së kuvendit të degës. Mendimi unanim i aktivistëve se të gjithë ata, të cilët nuk njohin, respektojnë dhe përfillin Organet më të larta dhe Statutin e LDK-së e vetëpërjashtojnë vetën nga të qenit pjesëtarë i saj. Megjithatë pas mbledhjës dialogu u hap në mes të komisionit të emëruar, në krye me kryetarin Latifi, për të gjetur gjuhë të përbashkët gjer në kuvend. Fillimisht u kërkua që të gjithë të deklarohemi për mirëkuptim, dëgjueshmëri, duke treguar përcaktimin e plotë në LDK-ë.

Fjalën i pari e mori z.Nazmi Peci, anëtar i kryesië, i cili filloi me fjalë përafrimi, me theks në respektimin e Statutit, si dhe respektimin e njëri tjetrit ashtu si kemi vepruar me vite. Duke kujtuar se gabimet e lëshuara në kuvendin paraprak na kanë kushtuar si shokë, në radhë të parë dhe si subjekt i oganizuar në kuadër të degës.Ishe kjo nismë e mirë, po të mos ishte helmi dhe vreri i atij, që nisi të prish atmosferën. Ishte ky Shefqeti, i cili nisi të rrëfehej si përsonazhi i Sanço Panços para atij që falë mëkatet. Mendja e tij thot se ky është i vetmi intelektual në LDK-ë dhe se ky është truri.

Por të tjerët i treguan se e njohin ndryshe. E njohin si njeriun më përçarës dhe këtë ia thanë në sy. Si njeri i dashurar në vetvete dhe revoltohet pse nuk e duan të tjerët. Si vrapues me nuhatje të hollë, por vetëm në erëra të preferuara nga shija e tij dhe pastaj jep lajm. Vrapon në çdo skutë për tù promovuar e kur nuk ia arrin baltos ç'do gjë e gjithëkë. Asnjëherë nuk është parë të ketë pastruar duart dhe hundën vetëm e vetëm për të njollosur udhëheqësit e LDK-së, veprimtarët e dëshmuar dhe për habi vetëm ky mbetet më i miri ! Për Kryesinë e Degës është i njohur fakti se dikur para disa viteve e filloi vetë edhe me të tjerët, nuk i doli mirë dhe e grushtuan, pastaj u diciplinua një kohë. Tash ka ndërruar taktikën, përdor gjuhën e dhelprës.

Për habi gjeti një të llojit të tij mjerisht me tituj Dr.mr. SH.Shalën, i cili rri në prapaskenë dhe pëshpërit. Si njeri si tjetri heqeshin si viktimës, por nuk heqnin dorë nga shpirti i prishur, të cilin një njeri i thjesht mund ta kuptojë leht. Kjo sjellje e iritoi durimin e veprimtarëve, duke filluar ngritja e toneve krejt si pasojë e helmit dhe djallëzisë së tyre. Ky farë Dr.mr-i, i tëri kishte për shije të bënte telefona, sepse kishte aritur të dijë se këtu ka shtet e pastaj të fshihej në terr. Ndësa lajmëtari i së keqës vrapoi të bëjë lajm nëpër gazeta, sepse tashmë është bërë figurë meditike, por mjerisht për te i erërave kundërmuese.

Dega e LDK-së në Zvicër e njeh mirë kualitetin e anëtarit të kryesisë Ing. Nazmi Peci, duke i shprehur keqardhje për situatën e krijuar, por ky veprimtar nuk ka nevojë për tutorë, që shohin vetëm zi e mendojnë keq. Sepse jemi të vetëdishëm që ka dashakqinjë që mundohen të përfitojnë poena duke e keqpërdorur dhe të hedhin barot në zjarr lidhur me këtë rast. Në të njejtën kohë edhe z. Mustafë Beluli, sekretar i nëndegës së LDK-së në Solothurn nihet si veprimtar i devotshëm. Dega e LDK-së kërkon me dashamirësi nga të dy palët që të reflektojnë me mirëkuptim dhe këtë rast të izoluar ta tejkalojnë në dobi të përafrimit dhe shrirjës së dorës së pajtimit ndaj njëri tjetrit. Kryesia konsideron se të dy palët nuk kanë patur më herët ragime dashakeqëse si dhe nuk e kanë njohur mirë neri tjetrin.

Po kështu mund ta quajmë dhe e njohim edhe sekretarin Ismet Krasniqi, i cil u deklarua vetë, pa pasur nevojë helmin të ofruar për ilaq. Kryesia e degës i ka në gjirin e vet këta dy veprimtarë dhe veprimtarë të tjerë, sikur gjatë gjithë kohës së rrugëtimit të punës së degës së LDK-së në Zvicër. Për punën dhe aktivitetin e treguar kryesia iu është mirënjohës.

Sektori për informim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat