Dega e LDK-së në Zvicër reagon ndaj Shefqet Dibranit

Zvicra

Dega e LDK-së në Zvicër reagon ndaj Shefqet Dibranit

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 14:49
LDK

Dega e LDK-së në Zvicër ka reaguar ndaj shkrimit të Shefqet Dibranit, të publikuar me 14.09.2016.

Ky është reagimi i tyre:

Është për keqardhje që po merremi me një njeri të dal nga mëndja, por na vie  edhe më keqë që disa media bien pre e shkrimeve të tija, të gënjeshtrave të paskrupullta e tepër primitive, i cili nuk ka profesion tjetër, e nuk ka me çka të merret pos, me fyrje e sharje në mjetet e informimit publikë.

Jeni ju, e kolegët tuaj, që pikërisht e keni viktimizue z.Nazmi Pecin, ja keni pregaditur nga kuzhinat tuaja, që rrall kush e hanë çorben tuaj. Jemi në dijeni se ç`farë e shtynë këtë njeri të merret me këto ndytësyra që vetëm ky dinë të i nxjerrë nga goja e tijë kundermuese.

Shefqeti thirret e lëshon komunikata e shkrime në emër të Kryesisë së Degës, po cila është ajo kryesi, jeni ju?,  kjo e cila i parapregadit kurthin z.Nazmi Pecit, në tubimin e paftuar, e jo të mirëseardhur nga të tjerët e nga Kryesia e Degës. Jeni ju pikërisht ai i cili i bëni kurthin të tjerëve, e në këtë rast Nazmi Pecit, perse?, për t`i realizuar qëllimet tuaja, apo çka?, kot e ke se qëllimet tuaja, e projekti i paguar mirë nga VV, nuk mund të realizohet në LDK, e asesi në Degën e Zvicrës.

Cilët e kush e përdor dhunën fizike, jeni ju pikërisht ai që e keni orkestruar këtë dhunë në tubimin e Degës e jo ne, flasin faktet, do të shifemi, në gjykatën e Zvicrës, prikërisht edhe me ty, por edhe me të tjerët që jeni bërë tutor e orkestrues të akteve të tilla, Turp.!!

Kend e quan militant të Isa Mustafës, ne asesi, ne jemi e do të mbetemi pergjithmonë antarë e simpatizant të LDK-ës, do të i njofim gjithmonë instucionet e dala nga vota demokratike, e Kuvendit të LDK-së, por edhe e Kryesinë së LDK-së.

Vaj halli edhe per Nazmi Pecin kend e ka caktue t` i bëjë avokatinë, e kush t`a vajtoj me brimë e kukam. Jo e keni gabim, jeni nisur në rrugën e pa kthim, pa dalje, keni mbetur aty ku keni qenë para njëzet viteve, atëher kurr rriheshe e shtriheshe për tokë, i alivanosur silleshe në spitalin e Cyrihut. Përse vall kërkove edhe orkestrove skena qoroditëse edhe në mbledhjen e Degës së LDK-së, e ke kotë, nuk t`a mban dija, e puna e juaj është hiqë i hiqave.

Ky skenar ogurzi është i juaji, i pregaditur nga ju, e kllapa e juaj. Sa për dijenin tuaj dhe të tjerëve, Mustafë Beluli është një aktivist i kahershëm, e i devotshëm i LDK-së. I tillë ka qenë gjithmonë, i tillë do të mbetet. Vlerësime të tilla të mira kemi edhe për kolegun z. Nazmi Peci në të cilën i kemi shpreh keqardhje për këtë ekces, por jo ta shfrytëzojmë këtë rast siq po e shfrytëzon ti për t'ua afirmuar në portale.

Kërcnimet e shantazhet tuaja që dihen edhe kur i keni bërë kryetarit të Degës z.Haki Latifit, por edhe z.Mimozë Lakna gazetarës së gazetës kombëtare Bota Sot, janë të dënuar edhe nga Asociacioni i gazetarëve të Kosovës, ti këtë e dinë, por besoj se per një kërcnues e shantazhues të tillë një ditë do të merret edhe prokuroria e Kosovës. Mustafë Beluli është Sekretar i Nëndegës së LDK-së, në Solothurn, ësthë një aktivist, i cili me punën e perkushtimin e tijë, ka bërë e po bënë jashtzakonisht shumë për Degën e në veqanti për Nëndegën e LDK-së, në Solothurn.

Fjala huligan të cilën ti e nxjerr nga goja është mirë që ta ruash, në hipotekën tuaj, me që të gjithë e dinë e tashmë e kanë kuptuar huliganizmin tuaj, veprimet e shantazhet tuaja, të cilët janë veprime që nuk përkojn me një sjellje normale. Cila degë e LDK-së, shpreh indinjatë, nuk e di cila është kjo degë, jeni ju a po kush tjetër, leri më këto demogogji e gënjeshtra, se tregu i Kosovës është i stërmbushur dhe nuk shiten ma. Nuk shiten këto gënjeshtra e poshtërsi, askund, as në opinion, as në ambasada të huaja, ku ju shpeshherë kërkoni nga ata që të nderhyjn, ku, te kushë pra, te LDK-ja!!!!, jo mor i gjorë, e gjithë bota e qytetruar e dinë se kush e ç`farë punon e bënë LDK.

Më datë 21.08.2016, në Zyrih, në Restaurat Salmen, morre pjesë e koketove me krerët e VV-së për Zvicër, në Zürich, me qëllim të ndertimit të një platëforme të perbashkët, për organizimin e protestës kundër institucioneve të Kosovës. Biseduat e nuk u dakorduat për prisin dhe promotorin e një demonstrate para Konsullatës së Kosovës në Zürich.

Është mirë t'i informoni partizanët e tu për këtë "takim" t'uajin dhe organizimin tashmë të dështuar.

Nuk e kuptojmë këtë njeri ogurzi, i cili akoma nuk ka arrit t`a kuptoj se në parti politke ka Statut, ka Rregullore, ne nuk mund të dalim nga rregullat, je i vetmi ti Sheqet Dibrani që perpiqesh me vu rregulla të reja. Ti je i shkarkuar, nuk je askushi, nuk njifesh nga askush, perse del e bëhesh tallall e përrallë, kur e din se të gjithë, se këto perpjekje i ke të kota.

Kujt i apeloni, keni deklaruar njëqind herë, se ju nuk njifni institucionet, e tani kujt i apeloni, ç`farë është kjo??, kush e hanë këtë çorbë tuajen e të potrogjelëve tuaj.

Sa bukur, Shefqet Dibrani apelon te prokurori i shtetit, prokuroi i EULEX, tek pokurori i Gjykatës Speciale, cili është apeli, po kërkoni lirimin e militantëve të VV, të cilët me molotov, e minahedhës e sulmuan Paralmentin e Kosovës, çfar kërkoni o i marr, lirimin e tyre???, për çudi në shkrimin tjetër, keni deklaruar se rastin e keni paraqit në Policin Zviceriane. E tani, çka po kërkon, jeni i freskët në kokë, por duhet ditur se, ne kemi dëshmi të 30 dështmitarëve per këtë rast, ti e din, do ta marrish vesh pak ma vonë kur të perballeni me drejtësi.

A e dini ju se, gjykatat nuk funksionojn me apele, por gjykatat funksionojn me dëshmi, me fakte të argumentuare, e jo sipas tekeve e apetiteve të dikujt, për demokraci të mbrendshme, kjo ç`farë lexojmë në këto shkrime të bënë me vjellë.

Nuk janë këtu gjykatat e Kosovës, të cilat ngrisin padi per terroriziëm e në anën tjeter, i lirojn të paditurit të mbrohen në burgun shtëpijak!!!!
Prap e kemi një apel, te faktori ndërkombëtarë, ne do të shtronim pytjen?, A e dini ju se cili është në pozitë të bëjë apele?, besoj se duhesh të jeshë koxha i mbajtur e i kamur e i brymosur në kokën tuaj, koxha duhet me qenë një faktorë politik, e jo një pioner i portaleve e shkrimeve bajate që nuk t`i lexon askush, e nuk merret askush me to. Ne duhet ta themi publikisht se edhe ne kemi vrejtje, nga lexuesit tanë se, përse??, merremi me ty !!!, besoj se edhe ne duhet të pushojm, me që nuk ja vlenë fare më të merremi e të shpenzojm kohë e energji, me ata të cilët ju ka ndal truri në sharje fyrje, rrena e mashtrime!!!!

Solothurn, 16.09.2016
Nga komisioni per informim i Degës së LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat