Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Diasporës shqiptare

Zvicra

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Diasporës shqiptare

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 09:37
Delegacioni

Një delegacion i lartë nga Rrejti i Biznesit Shqiptarë ë Zvicër, udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marr pjesë në takimin vjetor tradicional të Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare që do të mbahet në Nju Jork.

Kryetari i RrBShZ-së, Naser Mustafa thotë se në Amerikë do ta çojnë përvojën e mirë dhe të suksesshme të biznesmenëve shqiptarë të Zvicrës, por edhe do të marrin njohuritë dhe përvojat e suksesshme të rrjeteve tjera dhe të biznesmenëve shqiptarëve nga vendet e ndryshme të globit.

“Ashtu siç ishim ideator dhe themelues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër që më pas u bë model për themelimin e Rrjetit të Bizneseve Botërore Shqiptare  dhe rrjeteve tjera në botë, do të bartim edhe idetë e reja dhe pikëpamjet tona për tu fuqizuar dhe zhvilluar edhe më shumë”, thotë kryetari Naser Mustafa.

Janë paraparë të zhvillohen disa aktivitete në këtë takim tradicional. Do të zhvillohet takim i kryetarëve të mbarë rrjeteve shqiptare në botë.  

Do të mbahet Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare, Gala darka Biznesore. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe drejtuesit më të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës dhe mbi 250 biznesmen shqiptarë nga e mbarë Bota.

Gjithashtu do të mbahet edhe takimi B2B Informues – Konferenca, ku do të bëhet prezantimi i projekteve të bizneseve nga Diaspora dhe atyre vendore, do të diskutohet rreth investimeve, pengesave dhe ç’do gjë rreth investimeve.

Delegacioni i Rrjetit të Biznesit Shqiptarë ë Zvicër që udhëtoi për në SHB është: Naser Mustafa kryerar, Qamil Isufi, Nënkryetar, Skender Thaqi, Sekretar i Përgjithshëm, Petrit Krasniqi, Shef i Financave si dhe anëtarët e kryesisë, Selim Mehmeti, Xhavit Mustafa, Farsi Ziberi, Arsim Hyseni, Fatmir Lika, Enver Qorraj, Alkete Vuthaj, Mehid Topalli, Kadri Sabedini, Esat Lika dhe Burim Dadrija. Arben Canaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat