Sh.K.A “Dardania“ mori pjesë në festivalin e organizuar nga boshnjakët në zvicër

Zvicra

Sh.K.A “Dardania“ mori pjesë në festivalin e organizuar nga boshnjakët në zvicër

Nga: Albulena Kqiku - Cakolli Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:18
Festivali

Fundjavën që lamë pas, në qytetin Lausen të Bazelit ishte një fest e madhe, në sallën e improvizuar enkas për këtë festival të organizuar nga shoqëria kulturore „Bosna“ nga Bezeli, prej nga kishin ftua shoqëri kulturore nga Austria, Gjermania, Zvicrra dhe vet Bosnja dhe Hercegovina. Për ta bërë sa më madhështore këtë festival të artit skenik, gjegjësisht këngës, valles dhe veglave muzikore organizatorët kishin ftuar shumë shoqëri të komunitetit boshnjak, në mesin e njëmbëdhjet shoqërive të nacionalitetit boshnjak, kësaj radhe ishte edhe Shoqëria Kulturore dhe Artistike „Dardania“ tash më me një përvoj të gjatë në veprimtarin e saj, e cila kishte marr ftesën për pjesëmarrje në këtë festival, dhe me plot vullnet e pëkushtim kishin pranua që të jenë në mesin e shumë boshnjakëve, për ti përfaqësua shqipëtarët dhe paraqitë traditat tona kombëtare përmes  valles dhe këngës burimore.

Rrugën deri në Lausen (BL) e kishin organizu kryesia me dy busa për pjesëmarrësit në festival, dhe tërë kohen kishin këndua e bashkëbisedua, me dëshirën më të madhe për të marrë pjesë në festivale të tilla e pse jo edhe te komuniteti boshnjak.

Image

Vlenë të theksohet mikëpritja e organizatorëve, me sistemimin dhe ushqimet që kishim pregaditë për musafirët e këtij festivali të parë nga ky komunitet në Bezel, dhe që po grumbullon kaq shumë shoqëri nga Europa, për të vazhdua edhe vitet tjera si që na tha edhe vetë udhëheqja e festivalit zonja Zenita Muslija, e cila ishte gjithënjë në lëvizje për mbarëvajtjen e festivalit së bashku me të gjithë stafin e saj të ushqimeve, të pijeve dhe mbarëvajten e programit me këngëtarët e ftuar nga Bosna si Sheki Bihorac dhe Ibro Kamenica, të cilët në mes të grupeve kulturore freskonin kohën me këngë boshnjake, por edhe këngë shqipe aty këtu.

Nga ana e shoqërisë kulturore dhe artistike „Dardania“ që kishin bërë pregaditjet me kohë dhe kësaj radhe kishin kohën prej 20 minutave për tu paraqitë para komunitetit boshnjak, prej nga ashtu edhe ndodhi.

Po sa u ngjiten në skenë,  me „Vallen e topallit“, koreografi e Muhamet Kqikut,  nënë përcjellëjen e tupanit dhe surlave, i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe ju afrua bynës për të parë nga kurreshtja, por edhe për të fototgrafu e gjiru tërë programin e kësaj shoqërije tash më me një përvoj 22 vjeqare.

Image

Koreografja Albulena Kqiku, së bashku me asistenten e shoqërisë Aurora Ismajli , kishin përzgjedhë vallet e dy grup moshave, si dhe dy pikat muzikore me udhëheqësinë e orkestrës Hamit Shillova.

Në fillim të programit ishte, „Vallja e topallit“, luajtur nga grupi i burrave, mandej  „Mozaik vallesh“ luajtur nga grupi i mesëm, dy pikat muzikore të orkestrës: „Valle instrumentale“ dhe kënga; „Moj e mira te bunari“, për të përfundua me „Vallen Dardane“, luajtur nga grupi i të rriturëve.

Masa e gjërë që ishte tubua rrethe bynës, vërtet ishte sy e vesh kah skena dhe koloriti i veshjeve të ndryshme që ekipa e stafit artistik kishte përzgjedhur për këte paraqitje, prej nga vërehej një gëzim dhe kënaqësi  e madhe e boshnjakëve, duke u mundua që të vallëzonin së bashku me vallet e interpretuara nga shqipëtarët, gjëgjësisht nga SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthuri.

Edhe Niman Ahmeti i cili pas ca viteve të pauzimit, sot ishte në skenë me një entuziazëm dhe krenari që gjendej në mesin e festivalistëve, thuri fjalë të mira për udhëheqjen e shoqërisë duke u zotua se do jetë pjesë e saj tash e tutje, duke e ndier këtë kënaqësi dhe mirëpritje të publikut të mrekullueshëm.

Në bised e sipër edhe me nënkryetarin e shoqërisë  Mehmet Sermaxhajn, ai na  njoftoj po ashtu se javën tjetër na presin detyra tjera si festat familjare, por edhe pregaditjet për festën e 28 nënorit, dhe pregditjet tjera si këngët dhe gjirimi i tyre për fund vitin që po vjen.

Krejt në fund mund të themi lirisht se aktiviteti dhe puna e pa lodhur e kësaj shoqërije fal edhe punës së krysisë dhe vet kryetarit të saj z. Shefqet Cakollit, na bënë të mburremi me prezentimet e saja kudo që kemi rastisë ti përcjellim, e aq më tepër me përvojën e  tyre organizative tash e 22 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat