Zvicër: Një shqiptar në garën për titull "gjyqtar i vitit"

Zvicra

Zvicër: Një shqiptar në garën për titull "gjyqtar i vitit"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 tetor 2016 Në ora: 18:36
Nol Toplanaj

Shqiptari Nol Toplanaj e ka filluar karrierën si futbollist, më pas si menaxher i këtij sporti, për të përfunduar aty ku e ndjen vetën më mirë: gjyqtar i ndeshjes. Ai filloi shkollën si gjyqtar i futbollit në 2008, ndërsa vetëm në 2014 do referonte në ligën e tretë zvicerane dhe si gjyqtar asisten në ligën e dytë ndërregjionale të Aargau.

Tani ai ka gjasa reale për t'u shpallur gjyqtar i vitit në kantonin Aargau. Secilën ndeshje Noli e vlerëson si ndeshjen e tij të parë, pa marrë parasysh se cila është ajo, megjithatë, kryesoret ishte finalja e Kupës në vitin 2014, si dhe një lojë si asistent para më shumë se 1 mijë shikuesve në Balerna, shkruan botasot.info.

Konkurrentët e tij janë Christoph Eckert dhe Zdravko Hasnas, që kanë më shumë eksperiencë në këtë drejtim. Për t’u shpallur si gjyqtar i vitit ju mund ta ndihmoni Nolin duke e votuar në linkun vijues./Bota sot/

http://www.football.ch/afv/Aargauischer-Fussballverband/AFV-Gala/Schiedrichter-Funktionaer-des-Jahres.aspx/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat