Zvicër: Gjuha Shqipe flitet sa gjuhët sllave marrë së bashku

Zvicra

Zvicër: Gjuha Shqipe flitet sa gjuhët sllave marrë së bashku

Nga: Fitim Dika Më: 6 tetor 2016 Në ora: 01:46
Në rang kombëtar, më së shumti flitet gjermanishtja letrare (97 përqind), ndjekur nga gjermanishtja e dialektit zviceran (87%). Më pas vijnë anglishtja (43%), frengjishtja (20%) dhe italishtja (12%).

Zvicra edhe zyrtarisht është vendi i shumë gjuhëve, ku katër gjuhë janë zyrtare. Por ka edhe diçka tjetër që e bën edhe më tepër vend i shumë gjuhëve. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, BFS, thuajse dy të tretat e popullatës zvicerane flasin dy gjuhë rregullisht, shkruan srf.ch. Ndërkohë çdo i katërti banor i Zvicrës flet tri ose më shumë gjuhë, nga të cilat natyrisht më e folur në këtë kategori është anglishtja. Kur jemi te anglishtja, kjo gjuhë flitet nga gjermanofonët më shumë se sa gjuha vendore, frëngjishtja. Po ashtu edhe në zonat frankofone anglishtja flitet më shpesh se sa gjermanishtja. Vetëm në zonën italishtfolëse (Kantoni i Tessinit) gjuhët zyrtare gjermanishtja dhe frengjishtja njihen më mirë sesa anglishtja, përcjell botasot.info. Në rajonin e Romandisë ku kanë gjuhën e vetë, gjithashtu më shumë flasin gjuhë të huaj sesa njërën nga gjuhët zyrtare. Shembull, anglishten e flasin 38 përqind, ndërsa gjermanishten dhe italishten e flasin 19 dhe 11 përqind respektivisht.

Rangimi i gjuhëve më të folura

Në rang kombëtar, më së shumti flitet gjermanishtja letrare (97 përqind), ndjekur nga gjermanishtja e dialektit zviceran (87%). Më pas vijnë anglishtja (43%), frengjishtja (20%) dhe italishtja (12%).  Më pas gjuhët rangohen sipas numrit të emigrantëve, ku më së tepërmi fliten spanjollishtja dhe portugalishtja ( secila me nga 5 %), ndjekur nga gjuhët ballkanike ku gjuha sllave (këtu përfshihen sëbashku serbo-kroatishja, boshnjakishtja, maqedonishtja, dhe malazeze) flitet nga tre përqind e banorëve, po aq sa Gjuha Shqipe.

Gjuha shqipe më shumë është e përhapur në kantonet gjermanishtfolëse, ndërsa sipas përqindjes në kantonet frankofone./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat