Pfister: Islami nuk i takon Zvicrës, muslimanët po

Zvicra

Pfister: Islami nuk i takon Zvicrës, muslimanët po

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 tetor 2016 Në ora: 14:09
Gerhard Pfister

Presidenti i partisë së djathtë zvicerane CVP, Gerhard  Pfister, ka kryer një intervistë me prestigjiozen zvicerane NZZ, në lidhje me ligjet e fundit për ndalimin e ferexhesë, integrimin e muslimanëve dhe se pse Islami nuk është pjesë e Zvicrës.

“Liria është vlera më e madhe. Ndalimi i ferexhesë është vlerë pasi është liri për gratë,” thekson ai, shkruan botasot.info.

Në pyetjen nëse Islami është pjesë e Zvicrës, ashtu siç deklaroi më parë kancelarja gjermane Angela Merkel për Gjermaninë, ai u përgjigj:
“Jo. Nuk i takon në aspektin historik dhe kulturës të vendit. Ndërsa hebrenjtë indirekt, pasi ne kemi rrënjë krishtero-hebreje. Por hebrenjtë dhe muslimanët që jetojnë këtu i takojnë natyrisht Zvicrës. Një koekzistencë mes religjioneve në Evropë është e mundur.”

Partia CVP së bashku me populistët e SVP mbështetën iniciativën e ndalimit të ferexhesë në vendet publike./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat