Gjendet i vdekur shqiptari nga Kosova në një burg të Zvicrës

Zvicra

Gjendet i vdekur shqiptari nga Kosova në një burg të Zvicrës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 tetor 2016 Në ora: 22:12
ilustrim

Mbasditen e së shtunës është gjetur i vdekur një 40 vjeçar shqiptar në dhomat e paraburgimit në Waaghof, shkruan bazonline.ch.

Lajmi është publikuar nga Prokuroria e Baselit, që i kishte shqiptuar edhe masën e paraburgimit, shkruan botasot.info. Një roje i burgut e ka gjetur atë të vdekur pas drekës. 40 vjeçari nga Kosova qëndronte në paraburgim prej një jave për dyshime të dhunës në familje.

Shkaqet e vdekjes së shqiptarit janë të paqarta, ndërsa mjekësia ligjore dhe policia kriminale kanë filluar analizat për zbardhjen e ngjarjes./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat