Mërgimtarët në Gjenevë të Zvicrës të mbështetur nga Komuna e Vitis, mobilizohen për t`iu dalë në ndihmë familjeve të pastreha

Zvicra

Mërgimtarët në Gjenevë të Zvicrës të mbështetur nga Komuna e Vitis, mobilizohen për t`iu dalë në ndihmë familjeve të pastreha

Nga: Aziz Zuka Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:23
Një foto e përbashkët e organizatorve të këtij aksioni humanitar

Shoqata e mërgimtarëve të Komunës së Vitisë në Gjenevë të Zvicrës “Vitia”, ka nisur aksionin humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim të ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha në lokalitetet e ndryshme në Komunën e Vitisë. Këtij aksioni që ju kanë bashkangjitur edhe institucionet komunale, partitë politike, bashkësitë fetare, afaristët, sportistët si dhe shoqatat e tjera jo qeveritare si brenda ashtu edhe jashtë vendit ka paraprirë mbrëmja humanitare që u organizua në Gjenevë të Zvicrës me moton “Të bashkuar ta kthejmë shpresën”, në të cilën mbrëmje krahas mërgimtarëve të shumtë prezantuan edhe drejtuesit e komunës së Vitisë Sokol Haliti, kryetar i komunës dhe Naim Pira kryesues i Kuvendit Komunal, përfaqësues nga ministria e diasporës më në krye z. Sahit Krasniqi zëvendës ministër, përfaqësues , deputeti i parlamentit të Kosovës Sali Salihu, konsulli i Kosovës në Gjenevë Ramadan Avdiu si dhe drejtues të parlamentit të Komunës së Gjenevës, pastaj komunës së Vernies në Zvicër.

 Kryetari i shoqatës “Vitia”, Xhavit Islami, tha për “Bota sot”  se aksioni për grumbullimin e ndihmave humanitare për familjet e pastreha, është një aksion I përbashkët dhe si I tillë ka vetëm një qëllim që në Komunën e Vitisë mos të ketë më familje që nuk kanë kulm mbi kokë. Ai ka falënderuar kryetarin e komunës së Vitisë si dhe institucionet dhe shoqatat tjera që përkrahin këtë aktivitetet, pasi sa më të bashkuar që janë institucionet dhe shoqatat aq më lehtë do të sigurohen mjetet e nevojshme për të ndërtuar shtëpitë për familjet e pastreha. Kurse kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, pasi ka përshëndetur gjithë ata që i kanë dal në përkrahje aksionit të nisur nga shoqata “Vitia”, si dhe mysafirët prezent në mbrëmjen humanitare, ka thënë se mërgimtarët nga komuna e Vitisë që janë më të shumtë në Gjenevë si dhe në vendet tjera të shteteve perëndimore në vazhdimësi janë një pasuri I madhe për qytetarët e Komunës së Vitisë, pasi ata krahas ndihmave për familjet e tyre, ndihmojnë në vazhdimësi edhe familjet tjera në nevojë si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në komunë.”

Gjatë kësaj qeverisje katër vjeçare krahas angazhimeve në projekte tjera të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik të komunës, këtë vit jemi duke përfunduar ndërtimin e shtëpisë së 42 për familjet e pastreha, që janë ndërtuar në lokalitet e ndryshme të komunës, ku pjesa më e madhe e këtyre shtëpive është ndërtuar me donacione nga diaspora”, ka thënë kryetari Haliti. Ai ka theksuar se institucionet komunale të Vitisë, do të mbështesin këtë aksion dhe do ti qëndrojnë pranë shoqatës deri në përfundimin e tij. Krahas, institucioneve komunale si dhe atyre qendrore vendore, aksionin e shoqatës “Vitia’ në Gjenevë, e përkrahin edhe përfaqësuesit institucional të komunës së Gjenevës dhe komunave tjera përreth.

Thieri Apostoli, kryetar i komunës së Vernies, ka vlerësuar lartë këtë nismë të shoqatës “Vitia’, duke theksuar se kontributi i mërgimtarëve vitias pos në vendin e prejardhjes, ka rëndësi të madh edhe në vetë vendin ku punojnë edhe veprojnë, pasi ata ndihmojnë në zhvillimin ekonomik edhe të vetë Gjenevës si kanton. Aksionin humanitarë të Shoqatës “Vitia”, e kanë mbështet edhe organizatat dhe shoqatat e tjera që vepron në Gjenevë të Zvicrës dhe në Francë si shoqata “Iliria’ me seli në Sant Julian të Francës, shoqata “Smira”, shoqata “Begunca” dhe shoqatat tjera me seli në Gjenevë.

Box/ Në nisje të akcionit në mbrëmjën e së shtunës u tubuan mbi 41 mijë franga zvicrrane

Pos mbrëmjes humanitare ku u grumbulluan rreth 41 mijë franga zvicerane ,këshilli organizativ I kësaj mbrëmje , ka vendosur që këtë aksion ta vazhdoi deri më 20 dhjetor ku krahas mjeteve të premtuara nga donatorët në këtë mbrëmje do të kontaktoi edhe biznese tjera jo vetëm në Gjenevë por edhe në vendet tjera perëndimore që të grumbullohen sa më shumë mjete për familjet e pastreha në komunën e Vitisë. Në organizimin dhe mbarëvajtjen e mbrëmjes humanitare një kontribut të çmuar kanë dhënë edhe këngëtar, artistë dhe humanist nga vendet tjera të Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kjo mbrëmje është organizuar në regji të Mira Bregut regjisore nga Shqipëria dhe në udhëheqjen artistike të Shpejtim e Afërdita Krasniqit, e ku me këngë dhe valle u paraqitën grupet artistike. të ndryshme si dhe këngëtari ferizajas Xhela./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat