Breshëria e plumbave mes dy shqiptarëve në lokalin zviceran, kundështari i Berishës dënohet me shtatë vjet burg

Zvicra

Breshëria e plumbave mes dy shqiptarëve në lokalin zviceran, kundështari i Berishës dënohet me shtatë vjet burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 tetor 2016 Në ora: 15:15
Ilustrim

Gjykata e Winterthurit ka vendosur që ta dënojë me shtatë vjet heqje lirie kundërshtarin e Hasan Berishës, pjesë e vëllezërve famëkeq të Zvicrës. Vendimi i Gjykatës ishte më i butë, pasi Prokuroria e akuzoi për armëmbajtje pa leje dhe vrasje të mbetur në tentative, duke kërkuar 9 vjet e gjysmë heqje lirie dhe gjobë 5400 franga.

Historia e ngjarjes

Pesë vëllezërit Berisha janë të njohur për babëzitë e tyre në Zvicër, ku njëri njihet si “vrasës  parkingjesh”, ndërsa dy të tjerë janë të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan prestigjiozja zvicerane nzz.ch. Gjykata e Cyrihut në qershor 2016 dënoi vëllain më të vjetër, Hasan me 8.5 vite heqje lirie për shkak të shumë shkeljeve ligjore ku spikaste edhe tentimi për vrasje. Vendimi ndërkohë është i plotfuqishëm.

Hasan Berisha në 3 prill 2012 në Winterthur kishte shkrepur armën bashkë me një shqiptar 48 vjeçar. Ky i fundit u arrestua një ditë pas ngjarjes dhe është marrë si dëshmitar, ndërsa Hasani u arrestuar në Itali për t’u ekstraduar në Zvicër një vit më vone tetor 2014.

“Hasani kishte qëlluar deri në tetë plumba, ndërsa 48 vjeçari deri në pesë plumba, duke rrezikuar ndjeshëm personat e ndodhur atypranë,” përcjell botasot.info. Njëri sosh është plagosur në pjesën e sipërme të dorës. Konflikti mes dy shqiptarëve duhet të ketë nisur për shkak të borxheve prej 9000 frangave rreth një pakete heroine e cilësisë së dobët.

48 vjeçari ka mohuar akuzat e përfshirjes në trafikimin e lëndëve narkotike. Ai thekson se gjatë asaj dite ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk ka pasur shënjestër. “Kam frikë për gruan dhe fëmijët e mi në Shqipëri,” tha ai para Gjykatës, duke nënkuptuar hakmarrjen e Berishave. Në seancën e së enjtes, ai u dënua me shtatë vjet burg./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat