Ja në cilin kanton e keni më lehtë fitimin e nënshtetësisë zvicerane

Zvicra

Ja në cilin kanton e keni më lehtë fitimin e nënshtetësisë zvicerane

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 nëntor 2016 Në ora: 09:36
Ilustrim

E drejta e nënshtetësisë ndryshon sipas kantoneve në Zvicër. Një vlerësim i kryer nga agjentura YAAY, tregon se ku fitohen më shumë dhe ku më pak pasaporta "të kuqe".

Gjeneva vlerësohet si kantoni ku fitohen më shumë pasaporta nga të huajt. 31 pasaporta zvicerane për 1000 të huaj është statistika më e lartë për qytetin Calvin - si në asnjë kanton tjetër. Në 2015 pasaportën e kuqe e fituan 6100 persona.

Grafikët tregojnë se kuotimi i nënshtetasve të rinj është shumë i ndryshëm nga kantoni në kanton. Në vendin e dytë dhe të tretë ndodhen Jura (29.7) dhe  Cyrihu me (25,6) , ndërsa më e vështirë është të fitohet nënshtetësia në kantonin Glarus 8,3, Nidwalden (12) dhe Appenzell-Ausserrhoden (12.3).

Në Zvicrën qendrore rregullat janë më të rrepta

Çështja e fitimit të nështetësisë nuk është vetëm punë administrative, por edhe akt komunal. Në komunat me traditë në fund për fitimin e nënshtetësi vendos vetë populli me votë. Kjo barrierë sqaron se pse në këto regjione fitimi i nënshtetësi është më i vështirë se në vendet tjera, përcjell botasot.info.

Për dallim, Gjenava shquhet për vend liberal, francez dhe ku sundon e drejta qytetare. Atje mund të fitosh pasaportën e kuqe më shpejt, për dallim nga Zvicra qendrore.

«Praktikimi i nënshtetësisë duhet të harmonizohet»

I pakënaqur me këto rregulla është përfaqësuesi i të Gjelbërve në Dhomën e Senatit, Sibel Arslan. “Praktikimi i nënshtetësisë duhet të harmonizohet fuqishëm në të gjitha kantonet,” tha ai.

Megjithatë ndryshe mendon Andreas Glarner nga radhët e partisë populiste SVP.

“Nëse e shohim si akt administrativ, atëherë do kishim numër masiv të dhënies së nënshtetësisë, pa u mbështetur te integrimi dhe njohja e gjuhës,” tha Glarner./Bota sot/

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat