Zyrtare: Zvicra merr vendim për trupat e saj në Kosovë

Zvicra

Zyrtare: Zvicra merr vendim për trupat e saj në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 nëntor 2016 Në ora: 15:27
Ushtarë Swisscoy të apelit pranë Suharekës në perëndim në Kosova. (10 Gusht 2011) (Foto: Keystone/Niman Armendi)

Parlamenti zviceran dëshiron të zgjasë praninë e trupave të tyre në Kosovë (Swisscoy), megjithatë kërkon reduktimin e numri të tyre në kuadër të KFOR.

Sot duhet të qëndrojnë më së shumti 235 ushtarë në Swisscoy, ndërsa nga prilli 2018 numri i tyre maksimal do reduktohet, për të arritur në tetor 2019 në vetëm 190 dhe në 2020 në 165. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Mbrojtjes, Mbrojtjes Populluroe dhe Sport (VBS), të enjten, shkruan 20min.ch. Trupat zvicerane në Kosovë janë prezent prej mbarimit të luftës në 1999.

Stabiliteti i Kosovës me rëndësi jetike për Zvicrën

Stabiliteti i Kosovës është i rëndësishëm edhe për Zvicrën, thekson Dhoma e Senatit zviceran. Në vitet e fundit disa herë është tensionuar situata, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft miqësore, ndihmuar edhe nga fakti që thuajse dhjetë përqind e shqiptarëve të Kosovës jetojnë ne vendin helvet. Kjo është arsyeja se pse Zvicra tregohet solidare me Kosovën.

37 milionë franga

Shpenzimet e qëndrimit të kontigjentit zviceran prej 190 personelësh do kushtojë 37.5 milion franga, ndërsa me uljen e tyre në 165, shpenzimet do ulen në 33.2 milion franga, shkruan botasot.info.

Numri i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë gjatë 1999 ishte 50.000, ndërsa tani janë reduktuar në 4650. Në 2020 numri do zvogëlohet akoma më shumë në rreth 2600 ushtarë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat